Monthly Archives: March 2014

Domestic violence: Media as Educator of Public opinion

March 27, 2014 -  Within the initiative "Together against Domestic Violence", the association "Together for Life" with the support of UNDP, UN Women, and Swedish Government Funds organized a seminar “Challenges of Domestic Violence Reporting Information in the Media". The workshop attended by health and social issues journalists, Prof. Iris Luarasi (Media expert, Ms. Lumturi Mërkuri…
Më tepër

Dhuna në familje, media si edukues i publikut

semianr 1Në kuadër të nismës “Së bashku kundër dhunës në familje” shoqata “Together For Life” me mbështetjen e UNDP, Un Women, e financuar nga Qeveria Suedeze, organizoi sot seminarin me temë “Sfidat e medias në raportimin e informacioneve për dhunën në familje”.

Të pranishëm në këtë seminar përballë gazetarëve të çështjeve sociale dhe shëndetësisë, ishin prof. Iris Luarasi, specialistja e Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri, gazetarja dhe specialistja e Barazisë Gjinore, Alida Tota, drejtoresha e shoqatës “Together For Life”, gazetarja Eglantina Bardhi. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues të UNDP-së.

Në fjalën e saj, Prof. Luarasi foli lidhur me sfidat e medias gjatë raportimit të lajmeve që prekin dhunën në familje. Ajo përmendi disa raste në të cilat, roli i medias kishte qenë negativ, duke i bërë familjet që të ndiheshin edhe më të dhunuara pas problemeve që u kishin ndodhur. “Një nga problemet kryesore të medias sot është mungesa e analizave, – u shpreh Luarasi. – Shohim se si në ngjarje të caktuara nuk bëhet një analizë sociologjie: varfëria, problemet, viktimizimi. Këto janë çështje që duhen trajtuar. Duhet të gjehet shkaku pse ndodhi një fenomen. Vetëm në këtë mënyrë mund të dimë si shoqëri se si ta shmangim”.

Një gjë e tillë u mbështet edhe nga specialistja e ISHP-së, Lumturie Mërkuri, e cila gjithashtu theksoi rëndësinë e veçantë të rolit që duhet të kenë bluzat e bardha gjatë trajtimit të rasteve të dhunës. “Dhuna mund të parandalohet, – tha Mërkuri, – dhe punonjësi shëndetësor mund të ndikojë shumë në këtë drejtim, pasi ai është i trajnuar për ta identifikuar një rast dhune”. Ajo u shpreh se media duhet të ketë një rol edukues pozitiv, dhe jo negativ ndaj publikut të gjerë.

Nga ana e saj, specialistja Alida Tota tha se gazetarët duhet të dinë të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për dhunën në familje dhe të kontaktojnë me ta për çdo rast, në mënyrë që të jepet një pasqyrë sa më plotë. Sipas Totës, pasqyrimi në media rrit edhe përgjegjësinë e institucioneve.

Gjatë seminarit nga gazetarët e pranishëm u ngritën diskutime të ndryshme, ndërkohë që secili mori përsipër përgjegjësinë për të qenë më të kujdesshëm në trajtimin e rasteve të dhunës. Gjithashtu u theksua roli i madh që duhet të kenë djemtë dhe burrat si një pjesë e luftës kundër dhunës në familje.

Domestic violence: Media as Educator of Public opinion

March 27, 2014   Within the initiative "Together against Domestic Violence", the association "Together for Life" with the support of UNDP, UN Women, and Swedish Government Funds organized a seminar “Challenges of Domestic Violence Reporting Information in the Media". This workshop attended by health and social issues journalists, Prof. Iris Luarasi (Media expert, Ms. Lumturi Mërkuri…
Më tepër

“Together For Life” dhe Shëndet Plus, informim për Diabetin

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit ditën e enjte u realizua Panairi i Shëndetit nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal dhe Ministria e Shëndetësisë. Në mbështetje të këtij panairi ishte edhe UNFPA si partner i rëndësishëm në fushën e shëndetit publik.
Te parku “Rinia” nga ora 9:00 deri në orën 11:00 u realizuan matje falas të diabetit, konsulta me mjekë  specialistë si dhe u shpërndanë falas materiale promovuese.
Kryefjalë e kësaj dite ishte informimi dhe sensibilizimi rreth diabetit. Qytetarët kryeqytetas dhe jo vetëm, u informuan në mënyrë të detajuar rreth simptomave, diagnostikimit dhe parandalimit të kësaj sëmundjeje. Në stendat e vendosura pranë këtij parku u bë e mundur edhe matja falas së Glicemisë me anë të së cilës çdo qytetar mund të evidentonte nëse ishte apo jo, i prekur prej diabetit.
paniri is hendetesie 1E pranishme në këtë aktivitet, gazeta “Shëndet Plus” u gjend përpara një radhë të gjatë qytetarësh për të ofruar falas informacione mbi diabetin apo patologji të ndryshme.
Të dhëna për vendin tonë
2Prevalenca e Diabetit në vendin tonë në popullatën adulte është 1.9%, që do të thotë se kemi afërsisht 60 mijë diabetikë të njohur. Në fakt numri duhet të jetë 2-3 herë më i lartë, pasi në disa kontrolle të kryera në Tiranë (2004, 2006, 2008, 2009, 2010) prevalenca e Diabetit të padiagnostikuar ka qenë 3-4%, që do të thotë se në realitet shifra e përafërt e diabetikëve duhet të jetë 120-150 mijë.
Mosha më e prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç . Pikërisht këtu qëndron edhe rreziku i diabetit që po prek moshat që janë aktive për punë, por këmbanat po bien sepse forma e diabetit 2 po takohet edhe tek fëmijët.
Diabeti që takohet më shumë është diabet tip 2 me 90% dhe 10% diabet tip 1. Diabeti është një sëmundje me zhvillim të ngadaltë dhe shpesh të” heshtur”, ndaj thelbësore është sensibilizimi, informimi i komunitetit për njohjen e diabetit.