Monthly Archives: September 2014

“TOGETHER FOR LIFE” is working under its mission on informing the public

September 15, 2014  "Together for Life" association is giving the contribution in community involvement, in decision-making of health services and evaluation of pacient to have a prior position in health care system. This was the theme of today's meeting held at the Ministry of Health. Experts of the project "Support to the Health Reform", which…
Më tepër

“TOGETHER FOR LIFE” is working under its mission on informing the public

September 15, 2014  "Together for Life" association is giving the contribution in community involvement, in decision-making of health services and evaluation of pacient to have a prior position in health care system. This was the theme of today's meeting held at the Ministry of Health. Experts of the project "Support to the Health Reform", which…
Më tepër

“Together For Life” dhe “Shëndet+” në mbështetje të reformës në shëndetësi

Shoqata “Together For Life” ka nisur misionin e saj për informim, ndërgjegjësim dhe advokim në mbështetje të pacienteve, në sistemin shëndetësor.Nëpëmjet gazetës “Shëndet Plus” dhe faqes së internetit shëndeti.com.al po mundësohet informimi dhe ndërgjegjësimi i popullatës për çdo aspekt që ka lidhje me shëndetin dhe sistemin shëndetësor.

aktivitet 1Ky projekt është mundësuar nga USAID. Aktualisht janë shpërndarë postera ndërgjegjësues në spitalin e Lezhës, spitalin e Korcës, maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe në shkollat e mesme të këtyre qyteteve.

Pikërisht dje gjatë ceremonisë për përurimin e sallave të shërbimit ndaj publikut në Spitalin Rajonal Lezhë, në praninë e Kryeministrit Rama dhe të Ambasadorit Amerikan Arvizu u vunë re edhe posterat që ka shpërndarë shoqata “Together For Life”, pjesë e këtij projekti.

Ky poster përmban informacion për portalin shëndeti.com.al në të cilin ndodhet edhe një dritare e hapur ku çdo pacient mund tëdenoncojë dhe raportojë abuzimet që mund të ndeshin në sistemin shëndetësor.

“Together For Life” në misionin për informimin e publikut

Shoqata “Together For Life” po jep kontributine  saj ne përfshirjen e komunitetit në vendimmarrjen për shërbimet shëndetësore dhe vënia e pacientit në qendër të kujdesit shëndetësor. Kjo ishte edhe tema e takimit të sotëm të zhvilluar në Ministrinë e Shendetësisë. Në të morën pjesë ekspertë të projektit “Mbështetje Reformës në Shëndetësi”, të financuar nga USAID, drejtues të institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe administratës së spitaleve rajonale në vend, në lidhje me mësimet e nxjerra nga zbatimi i ndërhyrjeve të këtij projekti dhe mbështetjen e duhur që ndërhyrje të tilla të mund të funksionojnë me sukses edhe në spitalet e tjera publike.
ministri 2Në fjalën e tij, ministri Ilir Beqaj theksoi nevojën për një qasje të re të spitaleve dhe institucioneve të kujdesit shëndetësor për sjelljen ndaj pacientit dhe përfshirjen e komunitetit, duke bërë thirrje për një marrëdhënie të re ndërmjet mjekut dhe pacientit. “Spitalet publike duhet të jenë jo vetëm vendet ku njerëzit mjekohen, por edhe qendra që mishërojnë solidaritetin e kulturën shoqërore”, tha midis të tjerash ministri.
Në takim mori fjalën edhe drejtoresha e shoqates “Together For Life”, Eglantina Bardhi. Mes të tjerash ajo ngriti problemin e mungesës së informacioneve edukuese dhe ndërgjegjësuese për popullatën në mediat vendase. “Asnjëra nga mediat nuk e ka përparësi informimin e popullatës lidhur me reformat dhe problematikat që mbart ky sektor”, theksoi Bardhi, ndërsa vijoi se problem mbetej fakti i mosdedikimit të një gazetari për shëndetësinë, si dhe mungesës së trajnimeve për ta. Duke e cilësuar gazetën “Shëndet Plus” si e vetmja në vendin tonë që është tërësisht e përqendruar në sektorin e shëndetësisë, Bardhi tha se ajo ka si qëllim informimin, ndërgjegjësimin dhe edukimin e popullatës për shëndetin dhe një stil jetese të shëndetshëm.
“Together For Life” ka bashkëpunuar edhe USAID-in për suplementin “Mbështetje Reformës në Shëndetësi” ne gazeten “Shendet Plus” duke pasquruar kështu histori suksesi në spitalet ku po zhvillohet ky projekt”.