Monthly Archives: May 2015

Takim me kandidatët e PS dhe PD për Bashkinë e Tiranës

Shoqata “Together for Life” mori pjesë në dy takimet e organizuara nga rrjeti “ECIM” me kandidatët e PS dhe PD për Tiranen z. Erjon Veliaj dhe Z. Halim Kosova pas takimit te realizuar me kandidatin e pavarur z. Gjergj Bojaxhi.

elena erionveliajBisedat në këto takime u fokusuan mbi problemet mjedisore më të mprehta ekzistente në qytetin e Tiranës.  Gjithashtu u fol për programet mjedisore që Z. Veliaj  dhe Z. Kosova kanë hartuar për të luftuar këto probleme.

erion elena 3Pyetjet e ndryshme nga qytetarë të Tiranës në lidhje me mjedisin në zonat ku jetojnë, morën përgjigje nga të dy kandidatët dhe u premtua se zgjidhja e këtyre çështjeve do të mbetët në fokusin e programeve të tyre.

erion elena2

Duke folur për fletëpalosjet

Të pranishëm në këto takime ishin përfaqësues të organizatave mjedisore, ekspertë mjedisi, pedagogë te shkencave të natyrës si dhe studentë përfaqësues të brezit të ri. Pas bisedimeve u shpërndanë gjithashtu fletëpalosjet e rrjetit ECIM “Voto gjelbër”

halim elenaKëto aktivitete u realizuan ne kuader te Programit SENiOR-A, me mbeshtetjen e Qendres Rajonale te Mjedisit (REC) Shqiperi.

 

Takim me nxënësit e gjimnazeve në qytetin e Fierit

Në kuadër të fushatës për “Gjelbërimin e Zgjedhjeve 2015”, mbështetur nga Programi SENIOR-A, shoqata “Together for Life” realizoi një aktivitet në qytetin e Fierit.

Takimi me nxenesit e gjimnazeve

Përfaqësues të shoqatës u takuan me drejtues, mësues dhe nxënës të gjimnazeve, ndërsa u mundësua edhe një bashkëbisedim për mënyrën se si ata e shikonin të ardhmen e qytetit të tyre, duke u dhënë mundësinë e shprehjes nëpërmjet plotësimit të disa anketave.

Nga biseda me nxenesit u evidentuan disa nga problemet që shqetësonin një pjesë të madhe të tyre siç ishte ndotja e ujit të pishëm dhe ndotja e mjedisit në zona të caktuara.

Takim me drejtuesen e gjimnazit "Janaq Kilica"

Takim me drejtuesen e gjimnazit "Janaq Kilica"

Drejtuesit e shkollave i mirëpritën përfaqësuesit e shoqatës duke mbështetur këtë nismë. Rezultatet e anketimeve do të bëhen publike në një konferencë ku do jenë të pranishëm antarët e rrjetit “ECIM”, si dhe media të ndryshme.

Together for Life, aktivitete në Fier për gjelbërimin

Në kuadër të fushatës së “Gjelbërimit të Zgjedhjeve Lokale 2015”, Shoqata “Together for Life” ka organizuar disa aktivitete në qytetin e Fierit. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte për evidentimin e problematikave mjedisore që ekzistojnë prej në këtë qytet, parë këto në këndvështrimin e banorëve dhe drejtuesve të institucioneve.

Shoqata "Together for Life" organizoi takime me drejtues të institucioneve të rrethit, banorë të zonës, si dhe nxënës dhe mësues të gjimnazeve.

Takimi me gjimnazistët dhe mësuesit

Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (15)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (14)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (13)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (12)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (11)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (10)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (9)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (8)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (7)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (6)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (5)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (3)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (2)Takimi me nxenesit dhe gjimnazeve dhe mesuesit (1)

 

Takimi me drejtues të institucioneve

Takim me drejtues te institucioneve (2)Takim me drejtues te institucioneve (3)Keshilli i Qarku Fier, zyra e pritjesTakim me drejtues te institucioneve (1)

Takime me banorë të zonës

Takim me banore te zones (2)Takim me banore te zones (3)Takim me banore te zones (1)

 

“Together for life”, aktivitete në Fier për “Gjelbërimin e Zgjedhjeve Lokale 2015”

Në kuadër të fushatës së “Gjelbërimit të Zgjedhjeve Lokale 2015”, Shoqata “Together for Life” ka organizuar disa aktivitete në qytetin e Fierit. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte për evidentimin e problematikave mjedisore që ekzistojnë prej kohësh në këtë qytet, parë këto në këndvështrimin e banorëve.

Takim me banorët e qytetit të Fierit

Si rrjedhojë, nga shoqata "Together for Life" u përgatitën anketa, në të cilat qytetarët mund të jepnin mendimin e tyre lidhur me gjithë problemet që ata konsideronin më të rëndësishme. Ky aktivitet u mbështet nga programi SENIOR-A

 

Nga “Together for Life” gjithashtu u kërkua realizimi i një takimi edhe me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Fier, z. Vangjel Ndreka.

Në këtë takim u fol për problematikat kryesore të qytetit, si dhe për alternativat që ekzistojnë për zgjidhjen e tyre.

Takim me kreun e Këshillit të Qarkut Fier

Takim me kreun e Këshillit të Qarkut Fier

U bisedua mbi projektet e zbatuara nga shoqata në lidhje me përmirësimin e kushteve mjedisore në disa fshatra e qytete të Shqipërisë.

Gjithashtu u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, ku theksi do të vihet në përmirësimin e kushteve mjedisore në qytetin e Fierit.

Këto aktivitete, të zhvilluara javën e kaluar në qytetin e Fierit, do të sjellin edhe rezultatet e tyre, të cilat do t'u dorëzohen kandidatëve për kryebashkiakë, në mënyrë që ata të kenë mundësinë të përballen drejtpërdrejt me opinionin e qytetarëve të Fierit.