Monthly Archives: June 2015

Mjedisi dhe qytetarët, “Together for Life” dhe “Ecim” publikojnë rezultatet e anketave

Shoqata “Together for Life” dhe rrjeti “ECIM”, mbështetur nga Qeveria Suedeze, programi SENiOR-a dhe REC organizuan sot (19 qershor), një konferencë për shtyp në të cilën u publikuan rezultatet e anketave të zhvilluara në qytetet Tiranë, Durrës, Sarandë, Krujë, Përmet, Librazhd dhe Fier, anketa që kanë në fokus të tyre mjedisin, si edhe monitorimi i programeve të kandidatëve për kryetarë bashkie.

egla bardhi 4Eglantina Bardhi, drejtoreshë e shoqatës “Together for Life”, u shpreh për mediat se këto anketime patën si qëllim të sjellin në vëmendje të kandidatëve për kryetarë bashkie problematikat që ndeshin qytetarët në përditshmërinë e tyre në lidhje me çështjet mjedisore me qëllim përfshirjen e këtyre problematikave në programet e tyre.

Nga rezultatet e nxjerra, problemet më të mprehta mjedisore në perceptimin e qytetarëve dolën:

Mosmenaxhimi i mbetjeve urbane – 41% e qytetarëve

Ndotja e ujit – 52.4% e qytetarëve (ku Tirana i ka shifrat 71.7%)

Mungesa e hapësirave të gjelbra – 51% e qytetarëve (ku Kruja ka shifrat 94%)

Për ndotjen e ajrit: Tirana është në shifrat 92.5% dhe Fieri 93.1%

Mungesa e infrastrukturës së nevojshme për hapësirat çlodhëse – 75% e qytetarëve

egla bardhi5Shoqata “Together for Life” dhe rrjeti “Ecim” do të vazhdojnë monitorimin e premtimeve të dhëna nga kandidatët për kryetarë bashkie në lidhje me zgjidhjen e këtyre çështjeve shqetësuese për qytetarët edhe pas zgjedhjeve.

Më hollësisht:

Në Tiranë, problematika mjedisore më shqetësuese për qytetarët ështe ndotja e ajrit (92.5%). Një problem tjetër i evidentuar nga qytetarët e Tiranës është ndotja e ujit (71.7%). Mungesa e hapësirave të gjelbra është gjithashtu një problem për 68.3% të të anketuarve, të cilët mendojnë se këto hapësira janë të pamjaftueshme.

Në qytetin e Librazhdit, një nga problemet shqetësuese për qytetarët ishte mosmenaxhimi i mbetjeve urbane (40%).

Në Përmet problemi kryesor për qytetarët është ndotja e ujit (52.4%)

egla7Problemi kryesor për qytetarët e Krujës, mungesa e hapësirave çlodhëse (94%). Ata shprehen se përdorin sheshin para pallatit si hapësirë çlodhëse (53.3%). Rreth 84.3% e banorëve ankohen se uji vjen me orar të reduktuar, ndërsa për 35.8% problem është mosmenaxhimi i mbetjeve urbane.

Nga anketimet e zhvilluara në qytetin e Durrësit, rezulton se 76% e mendojnë problematike menaxhinim e mbeturinave urbane. Pyetjes në lidhje me diferencimin i janë përgjigjur pro mbi 88%. Ndërkohë, 65% thonë se uji i pijshëm është i ndotur dhe mbi 15% vuajnë mungesën e ujit.

Anketime mbi perceptimin e adoleshentëve për sistemin dhe edukimin shëndetësor

Shoqata “Together for Life” zhvilloi anketime mbi perceptimin e adoleshentëve (mosha 15-18 vjeç) për sistemin dhe edukimin shëndetësor.

shoqata together f lifeKëto anketa u shpërndanë në gjimnaze, në klasa të ndryshme.

Nga rezultatet që do të nxjerrim nga këto anketime do të shohim a kanë adoleshentët informacion të mjaftueshëm rreth shërbimit shëndetësor, a e njohin ata kartën e të drejtave të pacientit, cilat janë problemet që mund të kenë ndeshur në sistemin shëndetësor, a kanë kontakte me mjekun e shkollës, cilat janë burimet e informimit rreth shëndetësisë dhe a marrin ata informacion të mjaftueshëm rreth një stili jetese të shëndetshëm në shkollë.

elena beta shoqata Gjithashtu, në fund të pyetësorit nëpërmjet një pyetje argumentuese gjithsecili nga të anketuarit pati mundësinë të shprehë edhe mendimin personal në lidhje me gjërat që do të donin të përmirësonin në qëndrat shëndetësore të lagjeve ku banojnë.

Gjatë procesit të anketimit u vu re interesim nga nxënësit për tematikën e pyetjeve të zhvilluara.