A kemi rritje të nivelit të sëmundshmërisë dhe vdekshmërishmërisë?!

 

Të ftuar në emisionin “Versus” në Report TV, gazetarët Denisa Canameti dhe Denis Dyrnjaja përballë Prof. Arben Gjata dhe Prof. Agim Sallaku, kanë diskutuar për temën:

 "A kemi rritje të nivelit të sëmundshmërisë dhe vdekshmërishmërisë siç përflitet nga njerëzit?!

Denisa Canameti sjell fakte dhe të dhëna shokuese për gjendjen e spitaleve tona, shërbimet, mungesën e medikamenteve dhe shumë informacione të tjera lidhur me sistemin shëndetësor në Shqipëri. Sipas gazetares Canameti, kanceri ka shënuar rritje e veçanërisht te moshat e reja. Kjo ka shkaktuar panik te qytetarët sepse lexojnë gjithçka siç shkruhet, por në shumë pak shkrime është fjala e specialistëve të mjekësisë. Institucionet mjekësore,  mjekët, e të gjithë organizmat përgjegjës duhet që të thonë fjalën e tyre për situatën reale. Njerëzit janë skeptik për ujin që pinë dhe për ajrin që thithin. Dhe kjo është vërtetë shqetësuese. Gazeta Shëndet plus ka dalë me shumë artikuj investigative të përqëndruar në shërbimin e onkologjisë, onkohematologjisë dhe hematologjisë ku janë pacientët me sëmundje malinje. Ka qënë shumë e vështirë marrja e informacionit edhe përmes kërkesave zyrtare. Si dhe nuk ka patur asnjë reagim për shkrimet e pasqyruara. 

Për më tepër ndiqni debatin mes të ftuarve në linkun e mësipërm. 

 

No Comments Yet.

Leave a comment