Kush jemi

Lexoni: English

 

TGF-Logo

Informacion i përgjithshëm:

Shoqata “Together for Life” është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar më 24 dhjetor 2009, me vendimin nr. 2726, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si një nismë e një grupi gazetarësh të Çështjeve Sociale dhe të Shëndetit dhe aktivistësh të njohur civilë.

Struktura organizative: 

TFL zhvillon aktivitetin e saj nën udhëheqjen e një Bordi Këshillimor të përbërë nga 5 anëtarë, ekspertë në fusha të ndryshme akademike dhe Drejtorit Ekzekutiv. Stafi i shoqatës përbëhet nga dy menaxhere projektesh, një koordinatore projektesh, dy gazetare investigative, një asistent juridik, një asistente e veprimtarisë online dhe një asistente financiare. Aktiviteti i shoqatës mbështetet nga vullnetarë të shumtë dhe anëtarë të cilët punojnë gjithashtu mbi baza vullnetare.

Anëtarët e organizatës janë kryesisht gazetarë, juristë, mjekë dhe profesionistë të fushës së shëndetit, punonjës socialë dhe psikologë.

Përfituesit dhe grupet kryesore të mbrojtjes:

Grupet kryesore të mbrojtjes janë të rinjtë e moshës 15-35 vjeç dhe kategoritë e brishta shoqërore (pacientët, komunitetet e romëve dhe të egjiptanëve, komunitetet LGBT, gratë rurale, njerëzit që jetojnë në përjashtim shoqëror, përdoruesit e drogave, punonjësit e seksit etj).

Vizioni

Zhvillimi dhe fuqizimi i përmasës njerëzore, nxitja e integrimit dhe përfshirjes sociale për krijimin e një shoqërie që ofron mundësi të barabarta.

Misioni:

Të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njerëzve në nevojë, të mbështesë familjet dhe komunitetet e margjinalizuara me qëllim integrimin e tyre në jetën sociale.

Për të përmbushur misionin dhe objektivat e saj qendra e fokuson punën në këto programe dhe fusha veprimi:

  • Shëndetësi
  • Barazi gjinore
  • Transparencë dhe llogaridhënie
  • Mjedis
  • Të rinjtë
  • Turizëm

Together for Life kryen këto lloj aktivitetesh:

  • Informim dhe edukim
  • Fushata publike sensibilizuese
  • Ngritje kapacitetesh
  • Investigime
  • Kërkime, studime

Bashkëpunëtorë dhe donatorë:

Ne punojmë gjerësisht me ekspertë të jashtëm kombëtarë, organizata lokale, rajonale dhe evropiane, institucione vendore lokale dhe qendrore, duke pasur një rrjet të gjerë partnerësh dhe bashkëpunëtorësh, si: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Kulturës, Avokati i Popullit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Instituti i Shëndetit Publik, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Fakulteti i Mjekësisë, Drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar etj.

Përgjatë viteve jemi mbështetur financiarisht nga këta donatorë:

USAID; Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës; Komisioni Europian; Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”; Ambasada Suedeze, Ambasada Zviceriane; UNFPA; UNDP; UN Women, REC etj.

Rrjetet në të cilat jemi pjesë:

  1. Rrjeti “No Hate Speech Movement-Albania”, i cili është përgjegjës për zhvillimin në Shqipëri të fushatës rinore europiane me të njëjtin emër e inicuar nga Departamenti i të Rinjve i Këshillit të Europës në mars 2013 në kuadër të mbrojtjes së të drejtave njerëzore online kundër çdo forme diskriminimi dhe gjuhe të urrejtjes. Koordinator i këtij rrjeti në Shqipëri është Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
  2. Rrjeti mjedisor “ECIM”, i cili përbëhet nga 6 organizata partnere: Shoqata “Together for Life” Tiranë, "Ekolëvizja" Tiranë, "Egnatia" Elbasan, "Forumi iMendimit tëLirë" Tiranë, "MileContact" Tiranëdhe "AJMING" në Sarandë. Qëllimi i këtij rrjeti është organizimi i nismave të përbashkëta në mbrojtje të çështjeve të mjedisit dhe turizmit.

Histori suksesi të organizatës sonë:

  • Publikimi igazetës ‘Shëndet +’ dhe faqes online shendeti.com.al që prej vitit 2011. Kjo është gazeta e parë në Shqipëri, e cila i dedikohet drejtpërdrejt çështjeve të shëndetit.
  • Krijimi iKlubit të Gazetarëve të Çështjeve Sociale, ShëndetitdheMjedisitqë në vitin 2011.Anëtarët ekëtij klubijanë kryesishtgazetarë të cilët mbulojnëçështjet sociale, shëndetësoredhe mjedisore.
  • Krijimi i një modeli fshati turistik me përdorimin e energjive të rinovueshme. (Fshati Theth).
  • Në maj 2015 shoqata është licencuar si organizatë Dërguese, Pritëse dhe Koordinuese për Shërbimin Vullnetar Evropian (EVS) i Programit Erasmus+.