Dita Botërore e Popullsisë, Beta: Më shumë ndërgjegjësim në përdorimin e burimeve natyrore

Elena Beta, koordinatore projekti në shoqatën “Together for Life”, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjes Shqipëri” për të folur lidhur me Ditën Botërore të Popullsisë si dhe për ekspoziten fotografike në ambientet e “Qendra Multimediale Ten” mbështetur nga UNFPA Albania në kuadër të rrjetit "Zëri i të Rinjve" në Shqipëri - "Youth Voice" Network in Albania.

"Askush nuk mund të thotë me siguri të plotë se çfarë pasoja do të ketë rritja e popullsisë së botës në mënyrën tonë të jetesës, por një gjë është e qartë: Nëse të gjithë njerëzit sot do të kishin të njëjtin stil jetese siç e kanë shtresat e mesme në vendet e pasura industriale, atëherë presioni ndaj burimeve të planetit tonë do të rritej pa masë",  u shpreh Beta.

 

No Comments Yet.

Leave a comment