Ligji “Për të drejtën e informimit për çështjet mjedisore”/ Gazetarët: Përballemi me mungesë informacioni

Lexoni: English

 

Shoqata “Together for Life” në kuadrin e projektit me titull: Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm, zhvilloi një trajnim me gazetarët e qytetit të Lezhës.

Aktiviteti u mundësua financiarisht nga Ambasada Suedeze (Embassy of Sweden in Tirana) nëpërmjet programit SENiOR-II i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit – REC Shqipëri.

Gazetarët u trajnuan se si mund të përdorin ligjin “Për të drejtën e informimit për çështjet mjedisore dhe raportimi lidhur me to”. 

Eksperja ligjore Ledia Muraku, informoi pjesëmarrësit ku mund të drejtohen për të marrë informacion në lidhje me sektorin e mjedisit, autoritetet publike ndaj të cilave mund të adresohen kërkesat për informacion, si dhe rolin e institucioneve shtetërore në mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Ajo shpjegoi gjithashtu procedurat e dorëzimit të dokumentave pranë institucioneve përkatëse mjedisore dhe afatet për kthimin e përgjigjes.

Gjatë trajnimit u theksua dhe roli i Medias për informimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut si dhe rendësia e njohjes së legjislacionit nga personat që punojnë në Media, si mënyrë për të mbajtur të mirëinformuar publikun.

No Comments Yet.

Leave a comment