Sesion informimi për Thirrjet për Projekt Propozime: Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm

Lexoni: English

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) (në konsorcium me shoqatën “Together for Life”, Komitetin Holandez të Helsinkit, Komitetin Norvegjez të Helsinkit, Komitetin Serb të Helsinkit për të drejtat e njeriut ), në bashkëpunim me zyrën për Shqipërinë të Projektit TACSO, organizuan sesionin e informimit në EU Info Centre Tiranë, për Thirrjet për Projekt Propozime “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” dhe IPA CSF dhe Media Programme 2016-2017 Mbështetje ndaj Kapaciteteve të OSHC-ve.

Sesioni i informimit kishte për qëllim prezantimin e kritereve të përgjithshme dhe atyre specifike të skemës së granteve të vogla të projektit “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”. Ndër të tjera u trajtuan parimet e shkrimit të projekt propozimeve, plotësimi i formës së aplikimit, i notës konceptuale dhe prezantim i prioriteteve, kritereve të aplikimit dhe të vlerësimit të thirrjes për propozime.

Gjatë takimit u prezantuan kriteret e përgjithshme dhe specifike të skemës së granteve të vogla të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, nga Valmira Kallushi, menaxhere e projekteve KSHK.

Pjesë e panelit ishte dhe z. Genci Pasko nga Zyra e projektit TACSO për Shqipërinë, i cili prezantoi parimet e shkrimit të projekt propozimeve dhe plotësimin e formës së aplikimit, notës konceptuale, prezantimin e prioriteteve, kritereve të aplikmit si dhe kritereve të vlerësimit të thirrjes për propozime.

Pjesmarrësit nga organizata me fokus të ndryshëm ngritën pyetjet e tyre lidhur me aplikimin dhe morrën përgjigje nga panelistët. Disa nga pyetjet që u shtruan gjatë sesionit të informimit mund t’i gjeni me poshtë.

Pyetje: Nëse vetë organizata ka dhe zyra lokale në rrethe mund të aplikojë duke i konsideruar si bashkëaplikant?

Përgjigje nga Valmira Kallushi, menaxhere e projekteve KSHK

Nëse organizata kak degë në rrethe të tjera, ato degë nuk mund të konsiderohen si organizatë më vete, janë thjesht degë të së njëjtës organizatë dhe organizata bashkëaplikante duhet të jetë organizatë e pavarur nga organizata juaj që vepron në një nga këto qytete që mund të ketë problematika lidhur me çështjet e ekstremizmit të dhunshëm.

Pyetje: A është i lejueshëm partnerizimi me grupe të paformalizuara/ jo të regjistruara?

Përgjigje nga Erida Skëndaj, drejtore ekzekutive e KSHH

Nëse konsiderohet si bashkëaplikim, atëhere të dyja palët duhet të jenë të regjistruara. Ju mund t’i bëni pjesë të aktiviteteve tuaja grupe të të rinjve por ata nuk mund të marrin fond, nuk mund të konsiderohen si bashkëaplikant. Duket sikur këto kritere deri diku janë penguese apo kufizuese, por këto janë në funksion të qëllimit që ka thirrja dhe respektimit të tematikave që ka në fokus. Kemi kërkuar grupime formale për të vetmen arsye sepse duhet që këto grupime të cilat janë të regjistruara dhe kanë të gjitha dokumentat ligjore, të tregojnë që janë të pastra nga çdo lloj grupim i mundshëm kriminal. Ka kaq shumë ndjeshmëri në këtë pikë sa të gjitha organizatat duhet të kalojnë testin maksimal tebesueshmërisë, kjo është arsyeja  pse janë vendosur kritere të tilla që kërkojnë besueshmëri dhe janë kërkuar organizata të cilat i plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura.

Objektivi i projektit është pikërisht fuqizimi i organizatave të vogla për t’iu dhënë mundësi atyre për të pasur projekte. Organizatat vërtet duhet të jenë të vogla, por duhet të kenë 2 vite të regjistruara, pra jo grupime të paformalizuara.

Kriteri i viteve të regjistrimit është vetëm për aplikime tek thirrja IPA CSF dhe Media Programme 2016-2017. Ndrësa thirrja e Komitetit Shqiptar I Helsinkit nuk e ka këtë kriter

Pyetje: Favorizohen vetëm shoqatat e vogla? Po organizatat më të mëdha?

Përgjigje nga Erida Skëndaj,Drejtore Ekzekutive e KSHH

Po edhe ato, patjetër. Nëse thirrja do ishte vetëm për organizatat e vogla, nuk do të kishim vendosur kritere të tilla. Ashtu si e thamë dhe në fillim të këtij sesioni, thirrja është e tillë që krijon fleksibilitet për shumë organizata dhe për përfshirjen e organizatave të vogla të cilat nuk kanë akoma një profil të menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian dhe qëllimi i thirrjes është t’u jepet dorë edhe këtyre organizatave, ta fillojnë nga diku dhe më pas në thirrjet e tjera të kenë një përvojë të mëparshme. Pasi shpesh këto organizata privohen nga marrja e fondeve të BE-së pikërisht nga mungesa e eksperiencës me këto fonde. Pra, kriteret janë të hapura për të gjitha aktivitetet, nuk ka rëndësi të vogla apo të mëdha, por padyshim duan që edhe ato të jenë përfituese nga skema e granteve.

Pyetje: Te pika 9 keni theksuar se duhet një dëshmi penaliteti dhe një vërtetim nga prokuroria. Nuk janë e njëjta gjë?

Përgjigje nga Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e KSHH

Janë 2 dokumenta të ndryshme, vërtetimi i gjendjes penale tregon se nuk keni një dënim penal të formës së prerë, vërtetimi nga Prokuroria tregon se nuk keni një procedim penal. Procedimi penal është faza fillestare e gjykimit të një procesi penal.

Pyetje: Nëse prioriteti është tek qytetet e vogla, pse duhet të aplikojmë ne që jemi në Tiranë?

Përgjigje nga Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e KSHH

Nga një vlerësim paraprak që ne i kemi bërë situatës dhe nga takimet që kemi bërë me përfaqësues të institucioneve shtetërore, të cilat zbulojnë çështjet e ekstremizmit të dhunshëm, në mënyrë të veçantë të terrorizmit, kemi evidentuar që zonat problematike janë zonat kryesisht të Shqipërisë të Mesme, Librazhd, Elbasan. Prandaj në këtë thirrje të parë ne kemi dashur të fokusohemi pikërisht në ato zona ku ka problematikë. Padyshim kjo është një çështje që i prek të gjitha qytetet, por në këtë thirrje të parë që po zbatohet në çështjet e ekstremizmit të dhunshëm, kemi menduar t’u japim fonde qyteteve ku ka problematika të tilla.

Kam përshtypjen që ekstremizmi i dhunshëm do të jetë një tematikë që shumë shpejt do të kthehet immediate dhe aktuale për të gjitha qytetet.  Prioriteti që do t’ju japim këtyre qyteteve nuk do të thotë që  ju në bashkëpunim me ato organizata të vogla ose jo të vogla por që veprojnë në qytete të tjera, t'i shtrini aksionet tuaja edhe në qytetin e Tiranës. Jo më kot kemi vendosur kritere vlerësuese nga pikpamja gjeografike të aktiviteteve, pra të jenë në të gjithë Shqipërinë, por i kemi dhënë pak prioritet bashkëpunimit  me organizatat nëpër rrethe.

Pyetje: A është i detyruar bashkëaplikanti  të plotësojë të gjithë aplikimin njësoj si aplikanti?

Përgjigje nga Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e KSHH

Aplikimi do të jetë një i vetëm i përbashkët, do t'i nënshtrohet të njëjtave kritere, i njëjti buxhet.

PyetjeNëse bashkëaplikanti ka degë në njërën nga zonat që vendosim të punojmë, është në rregull?

Përgjigje nga Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e KSHH

Nëse ata kanë një zyrë lokale aty dhe vetë nipti tregon vendndodhjen e organizatës, po, mund të operojmë atje. Ne nuk mund të konsiderojmë organizatë lokale një ekspert aty apo një përfaqësues. Zyrat që veprojnë në ato zona mund të jenë patjetër bashkëaplikantë.

Pyetje: Për ta kthyer aplikimin në anglisht, duhet t'i drejtohem gjykatës?

Përgjigje nga z. Genci Pasko nga Zyra e projektit TACSO për Shqipërinë

Jo, vetëm me vulën tuaj, për të na dëshmuar se versioni në anglisht që ju po na paraqisni është i njëjtë me atë në shqip. Ju duhet vetëm noteri dhe përkthyesi, në këtë rast duhet ta paraqesësh si dokument të noterizuar. Për të lehtësuar organizatat kemi vendosur që kopje të statutit apo të akt-themelimit nuk është e nevojshme të noterizohet, mjafton të keni vendimin e gjykatës të noterizuar. Dokumentat e tjera do të kërkohen të noterizuara nëse organizata do shpallet fituese. Pra në fazën e parë të aplikimit nuk do t'i kërkojmë të noterizuara.

Pyetje: A e kanë kohën e mjaftueshme organizatat për të bërë përkthimin dhe gjithçka gati deri në datën 31 korrik, mbeten 2 javë kohë?

Thirrja është publikuar 15-ditëshin e fundit të qershorit me qëllim që të respektohen afatet, megjithatë keni 19 ditë kohë dhe është e mjaftueshme për të siguruar dokumentacionin nga institucionet përkatëse për afatet me të cilat ato operojnë. Ndërkohë projektit i është bërë vizibilitet në facebook apo rrjete të tjera sociale dhe keni pasur mundësinë ta merrni si informacion./ Togetherforlife.org.al

No Comments Yet.

Leave a comment