Sot Dita Evropiane për pacientët Bardhi: Problem mungesa e ilaçeve!

Nën moton ‘’Shëndeti është e drejta ime’’ pacientë dhe aktivistë të të drejtave të pacientëve zgjodhën sot Qendrën Spitalore Universitare ‘’Nënë Tereza’’ për të adresuar ankesat dhe kërkesat e tyre. Ky organizim vjen në Ditën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, me qëllimin për të ngritur zërin për përmirësimin e shërbimeve shëndëtësore dhe zgjidhjen e probleme të tyre. Egla Bardhi, drejtoreshë e shoqatës “Together for Life”, u shpreh se pacientët kanë mungesë infomacioni për të drejtat që gëzojnë, ndërkohë që problemet me ta janë të shumta. Alma Sheme, paciente e dializës, shprehet se ilaçet i ka siguruar jashtë Shqipërisë, me mundësitë që i janë krijuar përmes familjarëve të saj. Dallëndyshe Meça, e cila kurohet për diabet, shprehet se kostot e ilaçeve janë të papërballueshme për të. Në aktivitet u dhuruan edhe 10 karta me të drejtat e pacientëve, referuar Kartës Shqiptare të të Drejtave të Pacientëve.

Për më shumë, klikoni në linkun e mëposhtëm;

 

No Comments Yet.

Leave a comment