TFL sesion informues me gazetarët: Si të përdorim ligjin “Për të drejtën e informimit”

Lexoni: English

 

Shoqata “Together for Life” organizoi sot një aktivitet trajnues me gazetarët se si mund të përdorin ligjin “Për të drejtën e informimit” me qëllim mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Gazetarët u informuan nga ekspertja ligjore Ledia Marku se ku mund të drejtohen për të marrë informacione në lidhje me sektorin e shëndetësisë, autoritetet publike ndaj të cilave mund të adresohen kërkesa për informacion, kuadrin ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe rolin e institucioneve shtetërore në mbrojtjen e këtyre të drejtave.

“Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacion publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet. Autoriteti publik vë në zbatim një program institucional të transparencës dhe trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ky ligj i posaçëm parashikon ndryshe. Nëse autoritetet nuk e sjellin informacionin në afatin e kërkuar, atëherë mund t’i drejtoheni Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili merr vendimin për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar”, informoi znj. Muraku.

Në sesionin e diskutimeve, gazetarët sollën disa raste kur kishin hasur probleme në lidhje me  marrjen e informacioneve nga autoritet përkatëse.

Ky sesion informues u realizua në kuadër të zbatimit të projektit “Forcim i zbatimit të të drejtave të pacientëve përmes advokimit dhe mbrojtjes ligjore”, i cili mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

 

No Comments Yet.

Leave a comment