Periudha e zbatimit: Nëntor 2014 – Mars 2015

Donator: UNDP, UN Women dhe fondet e Qeverisë Suedeze

Shoqata “Together for Life” ka zbatuar në qytetin e Tiranës projektin “Ne mundemi, ne jemi të barabartë”, mbështetur financiarisht nga UNDP, UN Women dhe me fonde të Qeverisë Suedeze.

Projekti pati si qëllim ndërgjegjësimin e publikut mbi dhunën në familje, përmirësimin e imazhit të gruas dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet burrave dhe grave për krijimin e një familje të shëndetshme dhe të një shoqërie të barabartë.

Objektivat specifike:

  • Promovimi dhe advokimi i barazisë gjinore në fushatën e 16 ditëve kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj gruas, përmes angazhimit të personave të njohur publik të fushës së artit, sportit, politikës etj.
  • Ndërgjegjësimi dhe përfshirja e të rinjve në këtë fushatë me qëllim promovimin e bashkëpunimit ndërmjet vajzave dhe djemve, grave dhe burrave të rëndësisë që ka barazia gjinore për të pasur një familje të shëndetshme dhe një shoqëri të barabartë.

Aktivitetet e projektit:

  1. Marshimi i të rinjve me biçikleta nën moton “Djemtë dhe burrat pjesë e zgjidhjes – Tregoni që jeni kundër dhunës”;
  2. Mbledhja e mesazheve nga persona të njohur publikë;
  3. Hapja e faqes së re në facebook “Shqipëria, Jo dhunës”
  4. Hapja e rubrikës së re “Të barabartë” në faqen e internetit: shendeti.com.al;