30% e kursantëve me arsim të lartë pranë Qendrës së Formimit Profesional, kurse për IT

“Pranë Qendrës së Formimit Profesional nr.1, Tiranë ofrohen disa kurse të cilat përfshihen në sektorin e BPO-ve. Këto kurse janë: ëeb-design, grafik-desing, mirëmbajtje rrjeti (konfigurim server, router) si dhe kurset e gjuhës te huaj, anglisht, italisht dhe gjermanisht”. Në një intervistë për shoqatën Together for Life, Drejtoresha e Qendrës së Formimit Profesional nr.1, Tiranë, Hanëme Mata, flet lidhur me  kurset më të kërkuara pranë qendrës në tre vitet e fundit, cilat janë kurset të cilat u sugjerohen personave të interesuar, nisur nga profesionet më të kërkuara në tregun e punës në Rajonin e Tiranës etj.

Qendrat publike të formimit profesional janë të fokusuara në përgatitjen e punëkërkuesve me aftësitë e nevojshme për profesione të kërkuara nga tregu i punës. Sa e vështirë ka qenë për ju përmbushja e këtij objektivi, në një treg pune dinamik dhe që ndryshon shumë shpejt?

Përshtatja me tregun e punës dhe me mundësitë e punësimit në vend është një nga sfidat dhe synimet e QFP për të formuar persona të kualifikuar që i përshtaten kërkesave të por edhe në bashkëpunim me biznesin, njësitë administrative, Bashkinë e Tiranës, punojmë për të ofruar kurse që i përgatisin kursantët me njohuritë dhe aftësitë që kërkohen në tregun e punës. Nga bashkëpunimi me zyrën e punës kemi krijuar kurse të reja për të plotësuar nevojat e tregut. Këto kurse përfshijnë profesione si: administrator pallatesh, teknik rrjeti etj. Pra, vazhdojmë të jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjithë patnerët që kanë rol në tregun e punës, në mënyrë që të jemi sa më pranë kërkesave dhe nevojave të tyre jo vetëm me kurset që ofrojmë aktualisht në Qendër, por edhe me kurse të reja që mund të ofrojmë, bazuar mbi kërkesat e tyre.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit dje, dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Formimit sot, është institucioni qendror që përcakton prioritet tuaja vit pas viti? A vendosen prioritetet nëpërmjet një procesi konsultimi me qendrat e formimit?

Në takimet e vazhdueshme me SHKP (AKPF) analizojmë ecurinë e vazhdueshme të Qendrës. Në takimin vjetor, ku marrin pjesë të gjitha zyrat e punës dhe qendrat e formimit analizohen statistikat vjetore, arritjet dhe problemet e dala  në çdo sektor. Në këto takime bashkë me Agjensinë përcaktojmë edhe objektivat për vitin e pasardhës dhe rrugët për realizimin e tyre,, bazuar edhe në të dhënat të zhvillimit të tregut të punës në vend dhe në rajonë të veçanta.

Në qendrat e formimit drejtohen punëkërkuesit e papunë dhe /ose punëkërkuesit që e kanë një punë, por dëshirojnë ta ndryshojnë atë. Si ka qenë ky raport në vitet e fundit?

Kërkesat për kurse profesionale janë të shumëllojshme si përshembull, nga persona që janë të regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës dhe që nuk e kanë asnjë profesion. Ata kërkojnë të marrin një profesion për të qene sa me koherent me tregun e punës dhe të përshtaten me së miri me të. Gjithashtu ka persona të cilët e kanë një profesion, por duan të rrisin nivelin e tyre, duke kryer një kurs që rrit aftësitë e tyre dhe që në fund ato çertifikohen. Një numër i konsiderueshem punëkërkuesish janë personat që kanë mbaruar arsimin e lartë dhe nuk e gjejnë veten në tregun e punës. Këta persona preferojnë të ndjekin një kurs pranë qendrës së formimit për të marrë një profesion të ri në përputhje me tregun e punës. Gjatë vitit 2019  në qendrën tonë kanë ndjekur kurset profesionale 1981 punëkërkues të papunë 1981 dhe 1813 të tjerë që trajtohen nga zyrat e punës me pagesë papunësie pasi kanë humbur vendin e punës për arsye të ndryshme.

Ju ofroni shërbime jo vetëm për personat me arsim të ulët, por edhe ata me arsim të lartë. Si ka qenë ky raport dhe a ka ndonjë trend vit pas viti në favor të ndonjërës prej kategorive?

Kursantët që regjistrohen në QFP kanë një përbërje heterogjene. Pjesa më e madhe e kurseve kanë që kursantët të kenë përfunduar arsimin e mesëm, por vitet e fundit vërejmë një interes të shtuar për kurse specifike nga persona të cilët kanë mbaruar universitetin. Gjatë 2019 në Qendrën e Formimit Profesional nr. 1 në Tiranë kanë ndjekur kurse formimi 2595 kursantë me arsim të mesëm dhe 675 kursantë me arsim të lartë. Më duhet të përmend se rreth 30% e kursantëve me arsim të lartë që kanë ndjekur kurse profesioni pranë Qendrës sonë kanë preferuar kurse në grafik design, instalime elektrike, mirëmbajtje rrjeti etj.

Cilat janë kurset më të kërkuara pranë qendrës tuaj në tre vitet e fundit?

QFP 1 për këtë vit ofroi 40 kurse të ndryshme për të gjitha profesionet e kërkuara nga tregu i punës. Ndër kurset më të kërkuara mund të përmend: mekanik automjetesh, instalime elektrike, elektroauto, hidraulik, kuzhina, berberi, manikyr-pedikyr dhe estetike.

A ofron qendra juaj kurse për profesione që përfshihen në sektorin e BPO-ve (ku hyn sektori i konsulentëve që ofrojnë shërbime në distancë si, IT, call centers, etj.)?

Pranë QFP1 ofrohen disa kurse të cilat përfshihen në sektorin e BPO-ve. Këto kurse janë: ëeb-design, grafik-desing, mirëmbajtje rrjeti (konfigurim server, router) si dhe kurset e gjuhës te huaj, anglisht, italisht dhe gjermanisht.

Deri në çfarë niveli të gjuhës së huaj çertifikon Qendra? Cilat gjuhë të huaja preferohen aktualisht? A keni informacion se në cilin sektor punësohen kursantët pas përfundimit të kursit?

Pranë QFP1 ofrohen 3 kurse për gjuhen e huaj dhe niveli i certifikimit fillon nga niveli 1 deri në nivelin 5. Në vitet e fundit shohim një interes në rritje të gjuhës gjermane dhe një ulje të interesit për kursin italisht. Përsa i përket gjuhës angleze ruhet i njëjti standart.

Për vitin në vazhdim, cilat janë kurset të cilat u sugjeroni personave të interesuar, nisur nga profesionet më të kërkuara në tregun e punës në Rajonin e Tiranës?

Duke ju referuar kërkesave që vinë nga zyrat e punës, por edhe nga kontaktet e vazhdueshme me biznesin, kurset që ne sygjerojmë janë: mekanik automjetesh, instalime elektrike, elektroauto, hidraulika, kuzhina, berberi, manikyr-pedikyr, estetike, mirëmbajte rrjeti kompjuterik, ëeb-design, grafic desing, rrobaqepsi, shërbime në bar-restorant dhe mekanik ashensori etj.
*Albanian Business Services Association në partneritet me Shoqata Together for Life kanë filluar zbatimin e projektit “Mbështetje sektorit BPO” përmes kuadrit ligjor, avokimit dhe lobimit me qëllim rritjen ekonomike dhe punësimin, i cili mbështetet nga #RISIAlbania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i sektorit BPO përmes lehtësimit të politikave të biznesit me qëllim rritjen ekonomike dhe të punësimit.

No Comments Yet.

Leave a comment