Bardhi për Ekskluziv: 31 përqind e punonjësve në sektorin call center me probleme shëndetësore

Znj. Eglantina Bardhi, drejtore ekzekutive e shoqatës “Together for Life” prezantoi në emisionin Ekskluziv në Top Channel, gjetjet e studimit “Monitorimi i zbatimit të të drejtave të punës në sektorin Call Center”, të kryer për herë të parë në kompanitë call-centre në qytetet Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër.

“31 përqind e punonjësve konfimojnë se kanë probleme shëndetësore të shkaktuara nga procesi i punës. “247 kompani call center operatorë ushtronin aktivitetin e tyre gjatë vitit të kaluar. Një pjesë e madhe e të punësuarve janë më arsim të lartë, rreth 42.6%. Nga anketat e realizuara me 1000 punonjës, kemi dalë në përfundimin se 46.7% e tyre punojnë me kohë të pjesshme, ndër të cilët 63% e të punësuarve janë femra. Një problem që kemi vërejtur është se punëmarrësit nuk janë të organizuar në sindikata, si dhe nuk kanë informacionin e nevojshëm se si mund të organizohen në të tilla”. Ky studim është përgatitur në kuadër të projektit “Përmirësimi i jetës të punës në sektorin Call center” mbështëtur nga Olof Palme Internacional Center financuar nga Qeveria Suedeze.

No Comments Yet.

Leave a comment