KShH, forum për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e aktorëve vendor kundër ekstremizmit të dhunshëm

Denisa Canameti

Larmishmëria e situatave dhe opinioneve në rajone të ndryshme për ekstremizmin e dhunshëm, hapi temën e diskutimit në forumin e organizuar sot nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Ky forum, i katërti i zhvilluar pas atyre në Shkodër, Korçë, Gjirokastër, pati si qëllim nxitjen e dialogut dhe fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të sigurisë publike në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Shqipëri.

Klejda Ngjela, menaxhere e Projektit pranë AH C, bëri një prezantim të shkurtër e përmbledhës të dispozitave ligjore kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Duke u ndalur në nene të veçanta, znj. Ngjela diskutoi herë pas here me pjesëmarrësit për rëndësinë e koordinimit të strukturave shtetërore dhe shoqërisë civile për harmonizimin e ndërhyrjes në këtë drejtim, si dhe për ndarjen kritike të lirisë së ushtrimit të besimit dhe sigurisë publike, elementë të cilët gershetohen shpesh kur flitet për këtë fenomen.

Pjesë e diskutimit ishte gjithashtu Roland Alushani, përfaqësues i Ppolicisë së Sshtetit, Sektori i Policimit në Komunitet, i cili foli për vëmendjen që Ministria e BrëndshmeMbrojtjes dhe policia i ka kushtuar kësaj çështje, ku ndër të tjera tha se:.

“Kemi raste konkrete dhe analiza konkrete. Kemi bërë takime dhe konferenca të përbashkëta me Ddrejtorinë e Ppërgjithshme të Bburgjeve, për t’u koordinuar për parandalimin e fenomenit. Reagimi i strukturave të policisë nuk është i vetëm dhe frontal, por bëhet në bashkëpunim me struktura të tjera shtetërorë, qendrore dhe lokale, me organizata të shoqërisë civile dhe institucionet arsimore, aktorë këta të rëndësishëm në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhë radikalizmit”.

Por, cili është roli i medias në perspektivën e parandalimit të ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm? Dorian Jano, eksperti i OSHC-ve, ndau në këtë tryezë një hulumtim të thjeshtë, por mjaft domethënës, të kryer në motorin e kërkimit Google për periudhën 2015-2018.  Sa dhe Si shkruan media për këtë tematikë, si dhe Sa dhe Si klikohen këto temat nga publiku, cila grupmoshë apo gjini shfaq më shumë interes për këtë temë etj. Vlen të përmendetet se interesi rreth këtij fenomeni shfaqej më i theksuar gjatë vitit 2015, vit ky i cili kishte edhe përqindjen më të lartë të kërkimeve në Google për këtë fjalë kyçe që lidhen ngushtësisht me ekstremizmin apo aktet terroriste. Ajo që binte në sy ishte se kishte një numër të konsiderueshëm klikimesh për pyetjen “Ҫfarë është ISIS?” në vitin 2015, çka tregon mungesën e informacionit të duhur për tema të tilla të përdoruesve të internetit, njëkohësisht edhe interesin e tyre për të ditur më shumë. Duke kërkuar vëmendjen e kolegëve gazetar, ai u ndal te rëndësia e gazetarisë profesionale kur flitet për trajtimin e temave të tilla, me një ndjeshmëri tepër të lartë në komunitet, për të qënë më objektivë dhe për të paraqitur profesionalisht informacionin dhe jo me qëllim për të rritur vizibilitetin e agjensive të lajmeve ku ata punojnë. 

Orinda Gjoni, përfaqësuese e Terre Des Homme Albania, diskutoi lidhur me hartimin dhe mbështetjen e iniciativave që adresojnë nevojat e komunitetit. Pjesë të prezantimit, znj. Gjoni shfaqi edhe drejtimet kryesore në të cilat duhet ndërhyrë, ku ndër to u përmend:

  • Zhvillimi i një qasje me bazë komunitare duke përfshirë aktorët e shoqërisë civile në zbatimin e strategjisë kombëtare Kundër EDH.
  • Zhvillimi i një programi gjithëpërfshirës për të rritur rezistencën e të rinjve ndaj fenomenit të ekstremizmin të dhunshëm dhe adresimit të faktorëve kryesorë që cojnë drejtë EDH, përmes zbatimit të masave dhe iniciative parandaluese «tailored made».
  • Forcimi i kapaciteteve të Bashkive për të mbështetur dhe bashkërenduar masat dhe iniciativat me bazë komunitare për parandalimin e EDH.

Gjithashtu znj. Gjoni dha disa rekomandime për adresimin e nevojave të komunitetit siç mund të jenë: ngritja e strukturave të specializuara/dedikuara për të rinjtë në nivel lokal, hartimi dhe zbatimi i Planeve Lokale për të Rinjtë, fuqizimi i shkollave në zonat urbane dhe rurale, rritja e kapaciteteve te mësuesve/psikologëve të shkollës si “frontline” etj.

E thelluar në çështjet e ekstremizmit të dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, kërkuese shkencore, u ndal te rëndësia e kontrollit të institucioneve fetare, të cilat sipas saj duhet të regjistrohen dhe njihen nga shteti. “Në çdo vend të botës institucionet fetare duhet të regjistrohen dhe të njihen nga strukturat e shtetit. Këtë duhet të bëjë Shqipëria. Kjo jo për të’i ndaluar veprimtarinë e tyre, por për të ditur se çfarë mesazhi do të përcjellin në popull, sepse mesazhi i shkon popullit. Gjithashtu znj. Dervishi sugjeroi përshtatjen e praktikave më të mira të reagimit të shteteve të tjera me dimensionin që ka ky fenomeni në Shqipëri.”

Duke e konsideruar të rëndësishëm bashkëbisedimin mes aktorëve të ndryshëm të shoqërisë, pjesë e tryezës ishin organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues të fushës akademike dhe të organeve vendore, si dhe gazetarë, të cilët diskutuan rreth ekstremizmit dhe sfidave që duhet të mbahen në konsideratë për të kundërshtuar një fenomen të tillë.

Synimi i këtyre aktiviteteve është ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi i aktorëve vendor kundër çdo shfaqje të gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm.

Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit “Shoqëria Civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, i cili mbështetet nga Bashkimi Europian.

No Comments Yet.

Leave a comment