Largimi i mjekëve nga Shqipëria

Lexoni: English

Shoqata "Together for Life" me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert ka realizuar studimin "Largimi i mjekëve nga Shqipëria".

Nxitje për këtë studim erdhi nga numri i lartë i mjekëve që po largohen nga vendi. Studimi nxori në pah shkaqet e largimit të bluzave të bardha, ku bien në sy sidomos shkaqet profesionale dhe ekonomike. Pakënaqësitë lidhen me financimin dhe menaxhimin e sistemit, mungesat e pajisjeve, por edhe me pasigurinë në punë dhe uljen e besueshmërisë në emrin e mjekut. 71% e tyre thonë se bluzat e bardha kritikohen më shumë seç duhet, mendim i njëjtë i të dyja gjinive. Gjithashtu studimi tregoi se mjeket kishin një prirje më të madhe për t'u larguar nga Shqipëria krahasuar me mjekët.

Në fund të studimit, nga ana e hartuesve u rekomanduan ndërhyrje në infrastrukturë, rishikim i legjislacionit lidhur me gabimin mjekësor, mundësi për rritje profesionale dhe akademike, përmirësim i imazhit të mjekëve dhe uljes së presionit të pacientëve ndaj bluzave të bardha etj.

Për të lexuar studimin, klikoni më poshtë...

Largimi i mjekeve nga Shqiperia

 

No Comments Yet.

Leave a comment