Menaxhimi i mbetjeve urbane. TFL takim në Bashkinë Patos

Shoqata Together for Life, zhvilloi një takim me përfaqesues të Bashkisë Patos, ekspertë dhe inxhinierë të mjedisit. Gjatë takimit u bë prezantimi i projektit "Informim - komunikimi për politikat mjedisore, fokusuar në menaxhimin e mbetjeve urbane", si dhe u diskutua lidhur me zbatimin e programit mjedisor të bashkisë.  

Blerina Troka, eksperte e mjedisit pranë Bashkisë, foli për atë çfarë ka bërë bashkia nga marrja e mandatit deri sot, për përmirësimin e situatës mjedisore, si dhe vuri theksin në problematikat të cilat kanë nevojë për ndërhyrje. Troka përmendi menaxhimin e mbetjeve në territorin e bashkisë Patos, hotspotet mjedisore, si dhe zonën naftnxjerrëse në zharrëz.

 

Gjatë takimit u vendosën proritetet në evidentimin e zonave të ndotura në bashkinë Patos nëpërmjet aplikacionit Trash – Out, si dhe u venosën ura bashkëpunimi për vazhdimësinë e projektit.

Ky takim u zhvillua ne kuader te programit Senior Albania mbeshtetur nga REC Shqipëri me fonde te Qeverise Suedeze.

No Comments Yet.

Leave a comment