Investigim mbi abuzimin e pacientëve me kancer

Lexoni: English

Donator: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë/Soros (OSFA)
Periudha e zbatimit: Tetor 2015 – Prill 2016
Target zona: Spitali Onkologjik Tiranë
Target grup: Pacientët e Onkologjisë dhe gazetarët e shëndetësisë

Përmbledhje e projektit:
Ky projekt po realizohet në kuadër të programit “Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë”, të mbështetur nga Fondacioni Soros.

Ky projekt sa si qëllim investigimin dhe ndjekjen e rasteve të abuzimeve në spitalin Onkologjik, Tiranë. Pacientët e këtij pavioni duhet të marrin shërbim shëndetësor korrekt sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Ky pavion prej vitesh ka qenë vatër korrupsioni dhe abuzimesh ndaj kultura e pandëshkueshmërisë këtu duhet të marrë fund.

Disa nga objektivat e këtij projekti janë: a) investigimi i rasteve konkrete të abuzimit me barnat e pacientëve me tumore dhe denoncimi i kontrabandës dhe abuzimit që bëjnë bluzat e bardha me këta pacient; b) vendosja e pacientëve në qendër të vëmendjes duke i ndërgjegjësuar ata të reagojnë ndaj abuzimit që bëhet në kurriz të tyre dhe dëmeve shëndetësore që pësojnë në spitalet publike; c) nxitja e mediave për denoncimin e korrupsionit dhe rasteve të abuzimeve me pacientët që vuajnë nga sëmundjet tumorale.

Disa nga problematikat kryesore që mbulon ky projekt janë:

  • Abuzime me medikamentet nga personeli dhe drejtues të QSUT-së, por edhe nga Ministria e Shëndetësisë;
  • Mungesë buxheti për të mbuluar të gjithë pacientët me trajtim;
  • Shkelja e të drejtave të pacientëve;

Nëpërmjet këtij projekti do të realizohen 10 investigimeve në mënyrë profesionale për korrupsionin me pacientët me tumore; ndjekjen  e të paktën 5 rasteve në Prokururi dhe ngritjen e çështjeve për dëmshpërbilm të pacientëve; 15 artikuj dhe kronika në TV dhe median e shkruar investigative për korrupsionin në shëndetësi sidomos në shërbimin e Onkologjisë duke sjellë advokimin për të drejtat e pacientëve.

No Comments Yet.

Leave a comment