Mbështetja e reformave në sektorin e shëndetësisë

Lexoni: English

gjimnazi sami frasheri grupi i shendetesise (40)
Donator: USAID Albania
Periudha e zbatimit: 2013-2014
Zonat e përfshira: Tirana, Korça dhe Lezha

Përmbledhje e projektit:

Ky projekt kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve mbi raportimin e çështjeve të reformës në sektorin e shëndetësisë. Nëpërmjet gazetës sonë ne kemi  patur për qëllim të informonim në mënyrë të vazhdueshme komunitetin dhe të vendosnim në krye të artikujve problemet dhe shqetësimet e tyre, si dhe të shërbenim si një përgjegjësi për detyrat e qeverisë dhe reformat e saj në këtë sektor.

Gazeta “Shëndet +” ka shërbyer si një platformë e informacionit për të drejtat e pacientëve, shërbimet shëndetësore në spitale, si dhe progresin e nismave EEHR në tre spitale: në Spitalin Rajonal të Lezhës, në Spitalin Rajonal të Korçës dhe në Tiranë në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.
Gjithashtu, gazeta ka ndihmuar stafin mjekësor me informacion të dobishëm mbi problemet shëndetësore me kontributin e ekspertëve të shëndetit. Gjithashtu është rritur presioni për llogaridhënie dhe transparencë në sektorin e shëndetësisë dhe kjo tregohet  nga rezultatet dhe historitë e suksesit. Ky projekt  ishte një mjet i mirë i krijimit të urave të komunikimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve me komunitetin, personelin mjekësor dhe politikëbërësit.

Projekti përfshiu nxënësit e 16 shkollave të mesme, në tre zonat e synuara ku është zbatuar projekti. Ne i informuam ata lidhur me sistemin shëndetësor dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.

Promovimi i modeleve pozitive dhe puna e projektit EEHR , realizimi i  fushatave të ndërgjegjësimit në nivel kombëtar, shpërndarja e gazetës “Shëndet +” në 13 spitalet e Shqipërisë,etj,  janë disa prej rezultateve të projektit.

No Comments Yet.

Leave a comment