Poliklinika dhe qytetarët

Lexoni: English

1271016_516847255065007_1585321196_o

Donator: AMSHC (Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile)
Periudha e zbatimit: 2013
Target Zona: Poliklinikat në Tiranë

Përmbledhje e projektit

Sipas të dhënave, hulumtimeve dhe pyetësorëve, vërehet se qytetarët nuk janë të informuar për llojet e shërbimeve shëndetësore. Kështu, Poliklinika në Tiranë ka ofruar shërbime të tilla si ekzaminime shëndetësore ose trajtimin e specializuar të patologjive, por qytetarët nuk kanë informacion mbi to. Zbatimi i Sistemit të Referimit, ku qytetari nuk mund ta marrë shërbimin terciar (QSUT), pa hyrë në qendrat shëndetësore apo  në poliklinika ka krijuar anomali dhe  mungesë  informacioni për qytetarët e ndryshëm. Sipas regjistrimit të CENSUS në vitin 2011, rreth 370.000 banorëve  të Tiranës merrnin kujdes shëndetësor në 11 poliklinika, por  mungojnë statistikat për qendrat e tjera të specializuara duke e bërë një mission të vështirë për menaxherët e institucioneve shëndetësore.  Qytetarët kanë nevojë të informohen kur shkojnë në poliklinika për llojet e shërbimeve të ofruara, cilësinë e shërbimeve, llojet e check-up-eve, shërbimet falas dhe  kategoritë shoqërore që përfitojnë nga këto shërbime, si dhe detyrimet që ka një person i pasiguruar për të përftuar shërbimin shëndetësor  falas, etj.

Publikimi i 10 numrave në suplementin “Poliklinika dhe Qytetarët” brenda gazetës “Shëndet+”, krijoi një mundësi të shkëlqyer për informimin e qytetarëve lidhur me  rolin dhe detyrat e sistemit shëndetësor dytësor në Tiranë, vendosjen e një komunikimi interaktiv ndërmjet qytetarëve dhe “Shëndet +” me qëllim informimin apo denoncimin e praktikave abuzive në shërbimin shëndetësor  dhe promovimin e të drejtave të pacientëve (Karta e të Drejtave të Pacientëve).

No Comments Yet.

Leave a comment