Projekti HAP

Lexoni: English

6 (4)

Projekti:  Mundësimi i komunitetit në parandalimin dhe kontrollin më të mirë të hipertensionit, në Zerqan, Arras dhe Komsi fshatrat e rrethit të Dibrës.

Donator:  HAP (Health for All Project), SDC
Periudha e zbatimit: Tetor - Dhjetor 2015
Zonat e synuara:       Komuna Zerqan, Arras dhe Komsi në rrethin e Dibrës.

Projekti synoi forcimin dhe rritjen e njohurive në lidhje me hipertensionin e popullsisë së rritur në zonat e zgjedhura, në mënyrë që të kontrollojnë gjendjen shëndetësore personale në lidhje me hipertensionin arterial. Aktivitete të ndryshme u zhvilluan me sukses në zbatim të këtij projekti, si psh:
a) Trajnimi në një ditë i specialistëve të zyrave të promovimit shëndetësor dhe stafit të qendrave të kujdesit shëndetësor parësor, në tre zonat e targetuara, në drejtim të informimit, edukimit dhe këshillimin e komunitetit për parandalimin dhe kontrollin më të mirë të hipertensionit, forcimin e njohurive të popullsisë së rritur për të përmirësuar shëndetin e tyre dhe për të rritur përdorimin e shërbimeve shëndetësore cilësore;
b) Krijimi i shumë grupeve të  edukatorëve në nivel fshati;
c) Organizimi i takimeve  periodike me anëtarët e komunitetit;
d) Organizimi i takimeve /bisedave edukative / praktikave / ushtrimeve rreth jetesës të shëndetshme,  në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme të zonave të synuara.

Përfituesit: Anëtarët e rritur të komunitetit dhe stafi mjekësor lokal i qendrave të kujdesit

shëndetësor parësor dhe zyrat promovuese të shëndetit.

 

Rezultatet sasiore:

  • 49 mjekë dhe infermierë janë trajnuar dhe kanë përmirësuar aftësitë e tyre në këshillimin, trajtimin dhe informimin e pacientëve në tri komuna..
  • 186 edukatorë janë trajnuar për të mundësuar rrjetin e tyre shoqëror dhe të njohur për të kuptuar më mirë dhe për të trajtuar HTA.
  • 1641 anëtarë të komunitetit, (1007 femra dhe 634 meshkuj), morën informacionin dhe rritën njohuritë e tyre në lidhje me HTA.

Rezultatet cilësore:

  • Ndërlidhje më e mirë dhe përmirësim i komunikimit mes komunitetit dhe stafit mjekësor të qendrave shëndetësore lokale.
  • Përmirësim i kuptimit të rëndësisë së një jetese të shëndetshme dhe të paturit një shëndet më të mire.
  • Përmirësim i kuptimit të rëndësisë së ndjekjes të vazhdueshme  mjekësore .
  • Rritje e njohurive për të drejtat e pacientit dhe të drejtat dhe shërbimet e ofruara nga karta e sigurimit shëndetësor.

No Comments Yet.

Leave a comment