Qendrat shëndetësore të Peshkopisë, Oroshit dhe Fierzës, shembulli pozitiv i energjive të rinovueshme

Lexoni: English

5
Donator: Programi GEF/UNDP
Periudha e zbatimit: 2015
Zonat target: Peshkopi, Orosh dhe Fierzw

Përmbledhje e projektit:
Projekti konsistonte në shfrytëzimin e energjisë diellore për përfitimin e energjisë elektrike, e cila do të përdoret kryesisht si system back-up në furnizimin me energji elektrike të paisjeve teknologjike dhe ambjenteve të veçanta duke bërë të mundur mosndërprerjen e energjisë në qendra shëndetësore.

Duke vlerësuar situatën e krijuar në këto qendra shëndetësore, të cilat vuanin nga mungesa e shpeshtë e energjisë elektrike dhe e ujit të ngrohtë, gjë që sillte:

  • moskryerjen e shërbimit shëndetësor ndaj qytetarëve në kushtet e nevojshme;
  • vështirësi në punën e stafit mjekësor;
  • rreziku i mosmbajtjes së medikamenteve në kushtet optimale;

Si rezultat i zbatimit të këtij projekti në qendrat shëndetësore në Orosh, Fierzë dhe Peshkopi, i cili është në vazhdim të projekteve të tilla, të pilotuara në zona të tjera të Shqipërisë, tashmë këto zona kanë fatin e përdorimit të ideve inovative të energjisë diellore.

Të tre qendrat shëndetësore janë pajisur me sistemet më të fundit të paneleve photovoltaice, si dhe të paisjeve ndihmëse dhe transformuese.

Duke iu referuar suksesit të arritur falë ndërhyrjes nga ky projekt, Drejtori i qendrës shëndetësore në Peshkopi, z. Elton Pana theksoi se: “...ky investim ishte shumë i rëndësishëm dhe tashmë qendra jonë punon me standarte më të mira në dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve. Shërbimet shëndetësore janë jetike dhe të rëndësishme. Mendoni sa të vështirë mund ta ketë një mjek të punojë pa energji elektrike dhe pa ujë të ngrohtë. Tashmë ne këtë problem e kemi të zgjidhur falë këtij projekti”.

Përfituesit e projektit

Përfituesit direktë:

Qendra shëndetësore Peshkopi/Dibër

Qendra shëndetësore Orosh/Mirëditë

Qendra shëndetësore Fierzë/Tropojë

Përfituesit indirektë:

Përfitues indirekt të këtij projekti janë mijëra banorë të këtyre zonave, që mbulohen me shërbim mjekësor nga këto qendra shëndetësore, përkatësisht:

  • Mbi 3000 banorë në Orosh të Mirditës.
  • Mbi 4000 banorë në qendrën Shëndetësore të Peshkopisë (pranë Llixhave).
  • Mbi 3000 banorë në Qendrën Shëndetësore të Fierzës.

Gjithashtu përfitues janë personeli shëndetësor, i cili do të punojë duke ofruar një shërbim më cilësor ndaj pacientëve dhe në kushte më optimale. Një pjesë e rëndësishme e kwtij përfitimi është edhe mbajtja e medikamenteve në kushtet e nevojshme, duke mos rrezikuar prishjen e tyre. Përfitim tjetër i rëndësishëm do të jetë edhe ulja e shpenzimeve administrative për energjinë elektrike duke e zëvëndësuar atë me energjitë e rinovueshme.

No Comments Yet.

Leave a comment