Rivendosja e shërbimeve shëndetësore në Fshatin Turistik Verior THETH

Lexoni: English

theth 4

Donator: Fondacioni SOROS
Periudha e zbatimit: Qershor-nëntor 2011
Zona Target: Fshati Turistik Verior- Theth

Vendasit e fshatit Theth kanë vuajtur për më shumë se 22 vjet për shkak të mungesës së shërbimeve shëndetësore. Rritja e numrit të fermerëve lokalë gjatë sezonit të verës dhe numri i madh i vizitorëve të përfshirë në aktivitete në natyrë ishin dy arsyet e ndërhyrjes së menjëhershme e të paturit një qendër funksionale mjekësore në këtë fshat. Rivendosja e shërbimit shëndetësor nuk do të jetë vetëm një domosdoshmëri për 500 banorët e fshatit, por edhe për mijëra shqiptarë dhe turistët e huaj. Duke konsideruar këtë problem të madh, shoqata  "Together for Life", ka arritur të realizojë ndërhyrje konkrete në fshat, duke u mbështetur financiarisht nga Fondacioni Soros.

Lista e ndërhyrjeve për lehtësimin e shërbimit shëndetësor:

  1. Rindërtimi i një klase në katin e parë në shkollën e fshatit, në mënyrë që të shërbejë si qendër emergjente lokale mjekësore.
  2. Sigurimi i pajisjeve bazike mjekësore, pajisjeve për sterilizim, frigorifer, instrumente mjekësore, shtretër etj
  3. Sigurimi i burimeve të besueshme të energjisë elektrike si energjia fotovoltaike.
  4. Ofrimi i një trajnimi të veçantë të personelit mjekësor në rast të aksidenteve;
  5. Instalimi i një sistemi informacioni për aksidentet në lidhje me ndihmën e parë, transportin, kërkimin dhe shpëtimin,
  6. Sigurimi i një mjeku që flet anglisht, i cili do të jetë i pranishëm 7 ditë në javë gjatë sezonit të verës ( në periudhën maj - tetor).

No Comments Yet.

Leave a comment