PRESS RELEASE

 

                                                                                                                                    11.05.2017

                                                       NJOFTIM PËR SHTYP

Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me Komitetin Norvegjez të Helsinkit, Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Komiteti i Helsinkit në Hollandë dhe Shoqata “Together for Life”, gjatë vitit 2017-2018 do të zbatojnë në Shqipëri projektin “Shoqëria civile në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm”. Qëllimi i projektit, financuar nga Bashkimi Europian me një shumë totale prej €334,845.800 synon fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile, organizmat jo-qeveritare dhe institucionet e rendit publik për përballjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në Shqipëri.

KSHH bashkë me partnerët, përmes zbatimit të kësaj nisme për shoqërinë civile në Shqipëri ka si qëllim parandalimin e përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm tek grupet lehtësisht të targetuara për radikalizim nëpërmjet;

1) Rritjes së kapaciteteve profesionale të organizatave të shoqërisë civile në zonat lokale, edukim për të drejtat e njeriut në arsimin parauniversitar dhe universitar dhe mbështetje për sistemin e burgjeve në sigurimin e masave efektive dhe të ndjeshme të të drejtave të njeriut për të parandaluar radikalizimin dhe rekrutimin e ekstremizmit të dhunshëm;

2) Punës së fokusuar tek rinia, vajzat dhe gratë, feja, aspektin ekonomik dhe kulturor të OJF-ve në zonat e largëta të vendit, po aq sa edhe përfshirjen aktive të nxënësve të shkollave të mesme nga disa qytete të Shqipërisë. Së fundmi, do të punohet me punonjësit e sistemit gjyqësor për të rritur masat mbrojtëse dhe monitorimin e në respektimin e të drejtave kombëtare dhe ndërkombëtare të njeriut.  3) Punës krah për krah me organizatat lokale në orientimin e zhvillimit të nismave dhe trajnimin e tyre drejt zbatimit të projekteve të përgjithshme me përfshirjen e intitucioneve publike, duke siguruar përfshirjen e tyre të plotë gjatë përmbushjes së detyrimeve të tyre ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Organizatat partnere së shpejti do të hapin Thirrjen për Projekt Propozimet për gjithë individët dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat dëshirojnë të bëhen pjesë e përballjes kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe përhapjen e tolerancës e respektimin e të drejtave të njeriut.

Përmbajtja e këtij njoftimi për shtyp është përgjegjësi e vetme e organizatave partnere të projektit “Shoqëria civile në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm” dhe në asnjë formë nuk reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

           *************************************************************************************

                                                               PRESS RELEASE

The Albanian Helsinki Committee, in partnership with the Norwegian Helsinki Committee, the Helsinki Committee for Human Rights in Serbia, the association “Together for Life” and the Netherlands Helsinki Committee, during 2017 and 2018 will implement in Albania the project “Civil society countering violent extremism.” The overall objective of the project financed by the European Union with an amount of €334,845.800 is to empower the civil society organizations, non governmental bodies and public security institutions on countering violent extremism and radicalization in Albania.

AHC and its partners, through the implementation of this new initiative for the civil society in Albania, aim to prevent the spreading of violent extremism among vulnerable groups that are easy target for radicalization by:

1) reinforcing the professional capacities of the civil society organizations in the local area, provide human rights education to the formal education sector and Universities and assist the penitentiary system in providing effective and human rights sensitive measures to prevent radicalization and recruitment to violent extremism;

2) focusing our work with youth, women, religious, cultural and economic CSO’s especially in the remote areas of the country, as well as will interactively will involve students and high school people from several Albanian cities, and last but not least will work with the prison system employees, to build up safeguards that emphasize the observation of international and national human rights. 

3) working side by side with the local organizations to guide them to develop good initiatives and coach them during the overall projects implementation and with public institutions involved, ensuring their full involvement throughout the fulfillment of their national and international legal obligations towards countering violent extremism.

Partner organizations will soon open a Call for Proposals for all civil society organizations and individuals who want to be part of countering violent extremism and the spread of the spirit of tolerance and respect for human rights.

The content of this press release is the sole responsibility of the partner organizations of the project “Civil society countering violent extremism” and can in no way be taken to reflect the views of the European Union

No Comments Yet.

Leave a comment