Projekti: LËVIZ PËR KOPSHTIN TIM

Donator: Lëviz Albania

Periudha e zbatimit: Tetor 2016- Shtator 2017

Zona e zbatimit: Tiranë

Përfituesit:  Fëmijët e Tiranës/ 3-6 vjeç, prindërit, qytetarët e Tiranës, mediat.

Përmbledhje e projektit:

Problemet kryesore me të cilat përballen kopshtet e Tiranës janë:  mbipopullim i kopshteve për shkak të numrit të vogël  të tyre krahasuar me kërkesat për frekuentim; infrastrukturë dhe shpërndarje e pabarabartë e kopshteve për numër banorësh; mosrespektim i standarteve të infrastrukturës fizike, të sigurisë dhe higjenës, etj. Me anë të këtij projekti, Shoqata “Together for Life” synon të kryejë një monitorim të infrastrukturës dhe investimeve të 44 kopshteve të Tiranës  për një periudhë 12 mujore, me qëllim informimin e qytetarëve dhe medias për të nxitur përgjegjshmërinë dhe transparencën e pushtetit vendor për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në kopshtet e bashkisë Tiranë.

Aktivitetet kryesore:

  • Monitorimi dhe vëzhgimi i 44 kopshteve të Tiranës.
  • Anketimi i kampionit të prindërve mbi gjendjen infrastukturore të kopshteve të fëmijëve të tyre.
  • Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave në një raport për të gjitha kopshtet e monitoruara.
  • Trajnimi i gazetarëve për monitorimin e situatës, raportimin, investigimin e problematikave pushtet vendor/qytetarë.
  • Publikime në media.
  • Krijimi i kategorisë online “ Lëviz për Kopshtin tim”.
  • Organizimi i 5 forumeve komunitare me praninë e përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe deputetëve të zonës.
  • Futja e rekomandimeve në agjendën e Këshillit Bashkiak.

 

Rezultatet e pritshme:

Sasiore:

  • 1 raport i bazuar në të dhëna statistikore dhe gjetje/rekomandime nga procesi i monitorimit të kopshteve dhe performancës së Bashkisë për 11 njësitë administrative të qytetit të Tiranës.
  • 5 forume komunitare me përfitues 250 prindër.
  • 1320 prindër të anketuar për shërbimin e kopshteve.
  • 10 gazetarë të mediave të shkruar të trajnuar për të raportuar/investiguar problematikat e marrëdhënieve pushtet vendor/qytetarë.
  • 10 artikuj në median e shkruar dhe online.
  • 10 kronika televizive.
  • 3 investigime.
  • Futja e rekomandimeve në agjendën e një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak.

Cilësore:

  • Rritja e mobilizimit qytetar dhe vendosja e praktikave të advokimit për nxitjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës të pushtetit vendor.
  • Rritja e përfshirjes së medias në çështje të interesit publik dhe nxitjes së transparencës së vendimeve/veprimeve të pushtetit vendor.

 

No Comments Yet.

Leave a comment