Projekti “Ne mundemi, ne jemi të barabartë”

Periudha e zbatimit: Nëntor 2014 – Mars 2015

Donator: UNDP, UN Women dhe fondet e Qeverisë Suedeze

Shoqata “Together for Life” po zbaton në qytetin e Tiranës, projektin “Ne mundemi, ne jemi të barabartë”, që mbështetet financiarisht nga UNDP, UN Women dhe me fonde të Qeverisë Suedeze.

Projekti ka qëllim të informojë dhe të ndërgjegjësoj njerëzit në përgjithësi mbi dhunën në familje, të përmirësoj imazhin e gruas dhe të forcoj bashkëpunimin ndërmjet burrave dhe grave për krijimin e një familje të shëndetshme dhe të një shoqërie të barabartë.

10Objektivat specifike:

  • Promovimi dhe advokimi i barazisë gjinore në fushatën e 16 ditëve kundër dhunës në familje dhe dhuns ndaj gruas, përmes angazhimit të personave të njohur public të fushës së artit, sportit, politikës etj.
  • Të ndërgjegjësojmë dhe të përfshijmë të rinjtë në këtë fushatë me qëllim promovimin e bashkëpunimit ndërmjet vajzave dhe djemve, grave dhe burrave të rëndësisë që ka barazia gjinore për të pasur një familje të shëndetshme dhe një shoqëri të barabartë.

Aktivitetet e projektit:

  1. Marshimi i të rinjve me biçikleta nën moton “Djemtë dhe burrat pjesë e zgjidhjes – Tregoni që jeni kundër dhunës”;
  2. Mbledhja e mesazheve nga persona të njohur publikë;
  3. Hapja e faqes së re në facebook “Shqipëria, Jo dhunës”
  4. Hapja e rubrikës së re “Të barabartë” në faqen e internetit: shendeti.com.al;

portokalli

 

 

Projekti do të vijoj nga zbatimi i tij duke pasqyruar informacione të tjera mbi dhunën, mesazhe nga persona publikë, eksperienca personale të grave-viktima të dhunës në familje, histori suksesi të grave etj.

 

No Comments Yet.

Leave a comment