Raporti i V-të i Sekretarit të Përgjithshëm të KE për 2018 mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së Drejtës

Dje është publikuar Raporti i V-të i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës për vitin 2018, i cili përmban një analizë të gjëndjes së demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së Drejtës në vendet anëtare të Këshillit të Europës. Ai ka trajtuar fushat kryesore si pavarësia e sistemit gjyqësor, liria e shprehjes, liria e organizimit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe shoqërive gjithëpërfshirëse.

Të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës varen nga institucionet që i përbëjnë ato. Por, për populistët, të cilët pretendojnë se flasin “në emër të popullit”, këto institucione kontrolli dhe balance shihen shpesh si pengesa që duhet të përnbysen.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland tha, se ka sfida që janë rigjallëruar ndaj institucioneve tona në kontinent që duhet t’i përgjigjemi. Në Raport, ai fton të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Europës të riangazhohen, në interesin e çdo Europiani, për vlerat e përbashkëta të njohura në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. 

Raporti bazohet në gjetjet e organeve të Këshillit të Europës, si Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, Asambleja Parlamentare, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Komisioni i Venecias dhe strukturave të tjera monitoruese ndër-qeveritare. 

Në linkun e mëposhtëm ndodhet Raporti i Këshillit të Europës.

https://www.coe.int/en/web/portal/-/secretary-general-2018-report-role-of-institutions-threats-to-institutions

No Comments Yet.

Leave a comment