A RESPEKTOHET KODI I PUNËS NË CALL CENTER?!

Përmirësimi i performancës së tregut të punës, sa i takon sektorit Call Center, fillon me një vlerësim të qartë të pikave të forta dhe dobësive të sistemit ekzistues për krijimin, rregullimin dhe mirëfunksionimin e marrëveshjeve të punës. Aktualisht, kemi një kuadër të plotë ligjor që rregullon tregun e punës, duke kontribuar në vendosjen e rregullave të qarta sa i takon të drejtave dhe detyrimeve mes palëve (punëdhënës – punëmarrës).

Kodi i Punës është ligji themelor që rregullon marrëdhëniet e punës dhe të partneritetit social në Republikën e Shqipërisë, i cili mbështetet në Kushtetutë dhe në Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar. Ky dokument është rishikuar dhe përmirësuar disa herë, duke ndërhyrë dhe trajtuar çështje të cilat kanë lindur si rezultat i ritmit me të cilin shoqëria shqiptare zhvillon dhe përcakton faktorë që lidhen me zbatimin në praktikë të tij. Aktet nënligjore të dala në zbatim të tij bëjnë rregullimin e situatave specifike të punësimit, të cilat kanë një rrjedhë të punës të ndryshme nga rrjedha e zakonshme ( Monitorimi i zbatimit të të Drejtave të Punës në Sektorin Call Center, Together for life 2017).

Përmes aktiviteteve (diskutime të hapura, trajnime) që shoqata “Together for life“ ka bërë në vazhdim me punonjës të Call Center, në kuadër të projektit “Mobilizimi social për të drejtat e punës në sektorin Call Center”, rezulton se punonjësit nuk i njohin specifikat e Kodit të Punës, përveç rasteve kur u është dashur të përballen me një problem konkret. Kjo situatë ka sjellë në disa raste përballje të tyre me punëdhënësit, të cilët (duke përfituar nga padija e punëmarrësit) kanë gjetur forma, të tilla si: “Vërejtje“ të njëpasnjëshme; për t'i hequr më pas nga puna. 

Më poshtë lexoni artikullin e plotë...

http://togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2018/10/A-RESPEKTOHET-KODI-I-PUNËS-NË-CALL-CENTER.pdf

No Comments Yet.

Leave a comment