Shpallje vendi vakant për Ekspert/e Ligjor/e

Shpallje vendi vakant për Ekspert/e Ligjor/e për zhvillimin e sesioneve këshilluese me Pacientët e bashkive Dibër dhe Lushnjë, lidhur me kuadrin ligjor dhe mbrojtjen e drejtave të Pacientëve në Sistemin e Drejtësisë

OJF:  Shoqata “Together for Life”

Qëllimi i angazhimit: Zhvillimi i sesioneve këshilluese me pacientët e bashkive Dibër dhe Lushnjë lidhur me kuadrin ligjor dhe mbrojtjen e drejtave të në Sistemin e Drejtësisë

Vendi: Bashkia Dibër dhe Bashkia Lushnjë

Kohëzgjatja: 36 ditë pune në periudhën Qershor 2018 - Mars 2019

Data e pritshme e fillimit: 1 Qershor 2018

“Together for Life”

Përshkrimi i shkurtër i Shoqatës

Shoqata “Together for Life” është themeluar në vitin 2009. Ka nisur fillimisht me projekte në gazetarinë investiguese. Duke parë impaktin,  synoi më tej të kishte më tepër ndikim në ecurinë e ndryshimeve në Shqipëri në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. Sot, “Together for Life” zbaton projekte në fusha si: transparencë, demokraci dhe media, shëndetësi dhe mirëqenie, mjedis, barazi gjinore dhe të rinjtë. Aktivitetet tona janë me natyrë informuese dhe sensibilizuese, trajnime, seminare, edukim joformal, fushata promovuese në terren, anketime dhe verifikime, publikime dhe artikuj informues në median e shkruar dhe elektronike, studime, rekomandime, ankime dhe kërkesë-padi drejtuar drejtuar institucioneve shtetërore përgjegjëse dhe gjykatave, etj.

Stafi ynë përbëhet nga gazetarë, punonjës socialë, psikologë, juristë, financierë e dizenjues me eksperienca në institucione e organizata të ndryshme.

Aktualisht, Shoqata “Together for Life” po zbaton Projektin "Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë", i cili zhvillohet në kuadër të projektit "Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri", financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga "Save the Children" dhe "Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara".

Projekti që po zbatohet nga Shoqata “Together for Life” do të zhvillohet në bashkitë Dibër dhe Lushnjë, të dy këto rajone me një përqindje të lartë të pacientëve kronikë.

Qëllimi i Projektit:

Përmirësimi i aksesit në drejtësi për Pacientët dhe bashkëpunëtorët e tyre në nivel vendor.

Objektivat e Projektit janë:

Ofrimi i mundësisë për akses më të mirë në drejtësi në nivel lokal përmes informimit, fushatave ndërgjegjësuese dhe indikacioneve të kuadrit ligjor.

Ofrim i aksesit më të mirë në drejtësi përmes: menaxhimit të rasteve konkreteve, pasjes së praktikave të mira dhe bashkëpunimit aktiv mes aktorëve të ndryshëm

Përshkrimi i funksionit

Eksperti/ja Ligjor/e përgjigjet për seancat këshilluese me Pacientë nga bashkitë Dibër dhe Lushnjë. Ai/Ajo është përgjegjës/e për përgatitjen e materialeve të nevojshme për të orientuar pacientët lidhur me aksesin në drejtësi, do të ofrojë këshillim ligjor për të gjithë pacientët që kanë nevojë të njihen me kuadrin ligjor, me të drejtat e tyre dhe rrugët ligjore në rast të shkeljes së tyre duke iu drejtuar institucioneve të pavarura dhe të specializuara quasi-gjyqësore si, Avokati i Popullit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, apo në organet e drejtësisë si prokuroria dhe gjykata.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Ekspertit/es Ligjor/e:

Të zhvillojë një modul të sesioneve këshilluese me Pacientët, që u përgjigjet nevojave të identifikuara, si më poshtë:

o          Rritja e kuptueshmërisë dhe ndërgjegjësimit të Pacientëve me të drejtat e tyre në sistemin shëndetësor;

o          Informimi i Pacientëve lidhur me proçedurat administrative për t’iu drejtuar insitucioneve të pavarura dhe të specializuara quasi-gjyqësore, në rast të shkeljes së të drejtave të tyre;

o          Informimi i Pacientëve lidhur me proçedurat ligjore për t’iu drejtuar institucioneve të drejtësisë si prokuroria dhe gjykata, në rast të shkeljes së të drejtave të tyre;    

Kohëzgjatja

Këshillimi ligjor është planifikuar të fillojë me 1 Qershor 2018 dhe të përfundojë me 31 Mars 2018, me një angazhim prej 36 ditë pune.

Kualifikimet dhe eksperienca

Eksperti/ja Ligjor/e duhet të ketë:

  • Diplomë Universitare të Fakultetin e Drejtësisë (kualifikimi Master ka përparësi);
  • Të njohë mirë të drejtat e Pacientëve dhe të ketë eksperienca të mëparshme në këtë fushë dhe situatave të ndryshme me qasje të hapur ndaj diversitetit;
  • Të zotërojë shkathtësi në të shkruar dhe të folur të gjuhëve shqip dhe anglisht.

Aplikuesit duhet të dorëzojnë:

  • Një projekt-propozim mbi përmbajtjen dhe strukturën e mundshme të sesionit këshillues dhe metodologjinë që do të përdoret për procesin e zhvillimit të sesioneve këshilluese;
  • Nje letër interesi që paraqet arsyet përse është i/e përshtatshëm dhe ka njohuri dhe eksperiencë në fusha të ngjashme të shoqëruara me dëshmi të përvojës së punës në zhvillimin dhe hartimin e moduleve të trajnimit dhe sesioneve informuese;
  • Curriculum Vitae;

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën elektronike: info@togetherforlife.org.al, duke specifikuar "Aplikim për Ekspert ligjor". Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është dt. 11 Maj 2018, ora 14:00.

 

No Comments Yet.

Leave a comment