Shpallje vendi vakant për Mentor/e ligjor

Shpallje vendi vakant për Mentor/e për të mbështetur me ekspertizë ligjore ndjekjen në gjykatë të dy çështjeve gjyqësore që u përkasin Pacientëve nga bashkitë Dibër dhe Lushnjë, për të kërkuar rivendosjen e të drejtave të shkelura

OJF:  Shoqata “Together for Life”

Qëllimi i angazhimit: Ofrimi i ekspertizës ligjore deri në paraqitjen në gjykatë të dy çështjeve gjyqësore të lidhura me shkeljen e të drejtave të Pacientëve që vijnë nga bashkitë Dibër dhe Lushnjë

Vendi: Bashkia Dibër dhe Bashkia Lushnjë

Kohëzgjatja: 36 ditë pune në periudhën qershor 2018 - mars 2019

Data e pritshme e fillimit: 01 qershor 2018

“Together for Life”

Përshkrimi i shkurtër i Shoqatës

Shoqata “Together for Life” është themeluar në vitin 2009. Ka nisur fillimisht me projekte në gazetarinë investiguese. Duke parë impaktin,  synoi më tej të kishte më tepër ndikim në ecurinë e ndryshimeve në Shqipëri në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. Sot, “Together for Life” zbaton projekte në fusha si: transparencë, demokraci dhe media, shëndetësi dhe mirëqenie, mjedis, barazi gjinore dhe të rinjtë. Aktivitetet tona janë me natyrë informuese dhe sensibilizuese, trajnime, seminare, edukim joformal, fushata promovuese në terren, anketime dhe verifikime, publikime dhe artikuj informues në median e shkruar dhe elektronike, studime, rekomandime, ankime dhe kërkesë-padi drejtuar drejtuar institucioneve shtetërore përgjegjëse dhe gjykatave, etj.

Stafi ynë përbëhet nga gazetarë, punonjës socialë, psikologë, juristë, financierë e dizenjues me eksperienca në institucione e organizata të ndryshme.

Aktualisht, Shoqata “Together for Life” po zbaton Projektin "Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë", i cili zhvillohet në kuadër të projektit "Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri", financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga "Save the Children" dhe "Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara".

Projekti që po zbatohet nga Shoqata “Together for Life” do të zhvillohet në bashkitë Dibër dhe Lushnjë, të dy këto rajone me një përqindje të lartë të pacientëve kronikë.

Qëllimi i Projektit:

Përmirësimi i aksesit në drejtësi për Pacientët dhe bashkëpunëtorët e tyre në nivel vendor.

Objektivat e Projektit janë:

Ofrimi i mundësisë për akses më të mirë në drejtësi në nivel lokal përmes informimit, fushatave ndërgjegjësuese dhe indikacioneve të kuadrit ligjor.

Ofrim i aksesit më të mirë në drejtësi përmes: menaxhimit të rasteve konkreteve, pasjes së praktikave të mira dhe bashkëpunimit aktiv mes aktorëve të ndryshëm

Përshkrimi i funksionit

Mentori do të ofrojë këshillim ligjor dhe do të lehtësojë punën për identifikimin e rasteve potenciale të Pacientëve, të kuadrit ligjor të brendshëm dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e shëndetit dhe të drejtave të Pacientëve, do të ofrojë këshilla praktike mbi dokumentacionin zyrtar provues si dhe mbi rrugët administrative dhe/apo gjyqësore, në mbështetje të ndjekjes me sukses të këtyre çështjeve në gjykatë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Mentorit:

o          Ofrimi i ekspertizës ligjore për ndjekjen gjyqësore të dy rasteve të Pacientëve që u janë shkelur të drejtat e tyre në sistemin shëndetësor përmes identifikimit të kuadrit ligjor, të brendshëm dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e shëndetit dhe të drejtave të Pacientëve;

o          Këshillimi lidhur me rastet potenciale të Pacientëve që vijnë nga bashkitë Dibër dhe Lushnjë, raste të cilat mund të ndiqen në gjykatë për të kërkuar rivendosjen e të drejtave të shkelura;

o          Dhënia e udhëzimeve praktike në punën paraprake si dhe mbi rrugët ligjore për përgatitjen dhe sigurimin e dokumentave provuese deri në paraqitjen e çështjeve gjyqësore në gjykatë;

Kohëzgjatja

Ekspertiza ligjore është planifikuar të fillojë me 01 qershor 2018 dhe të përfundojë me 31 mars 2019, me një angazhim prej 36 ditë pune.

Kualifikimet dhe eksperienca

Eksperti ligjor duhet të ketë:

  • Diplomë Universitare të Fakultetin e Drejtësisë, kualifikimi Master;
  • Të ketë punuar si Jurist/Avokat dhe të ketë eksperienca të mëparshme në fushën e mbrojtjes së shëndetit si dhe të drejtave të Pacientëve prej të paktën 5 vjetësh;
  • Të zotërojë shkathtësi ndërpersonale dhe të komunikimit;
  • Të ketë ndjeshmëri ndaj kontekstit dhe situatave të ndryshme me qasje të hapur ndaj diversitetit;
  • Të zotërojë shkathtësi në të shkruar dhe të folur të gjuhëve Shqip dhe Anglisht.

Aplikuesit duhet të dorëzojnë:

  • Një letër interesi që paraqet arsyet përse është i/e përshtatshëm dhe ka njohuri dhe eksperiencë në fusha të ngjashme të shoqëruara me dëshmi të përvojës së punës në zhvillimin dhe hartimin e moduleve të trajnimit dhe sesioneve informuese;
  • Curriculum Vitae;

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën elektronike: info@togetherforlife.org.al, duke specifikuar "Aplikim për mentor". Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është dt. 11 Maj 2018, ora 14:00.

No Comments Yet.

Leave a comment