Struktura e punësimit: Nga bujqësia drejt sektorit të shërbimeve

Sipas të dhënave të fundit të Instituti i Statistikave, gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,3 %.

Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i vitit 2018 në tremujorin e parë të vitit 2019, është 1,4 %.

Punësimi rritet me 3,0 % në sektorin e industrisë; 3,6 % në sektorin e shërbimeve; ndërsa në sektorin e bujqësisë shënon ulje me 1,8 %.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2019, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,6 %. 
Punësimi pësoi rritje në sektorin e shërbimeve me 0,8 % dhe në sektorin e industrisë me 1,1 %, ndërsa në sektorin e bujqësisë mbeti në të njëjtin nivel.

Shkalla e punësimit për meshkujt është 67,4 %, ndërsa për femrat 53,3 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e punësimit për meshkujt është rritur me 0,9 pikë përqindje dhe për femrat me 1,4 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të #rinjve është 41,0 %.

Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2019, shkalla e punësimit është 70,6 %.

Sektori i Shërbimeve (BPO) në vendin tonë po njeh një zhvillim impresionues, duke u kthyer në motorin e zhvillimit ekonomik. Në dekadën e fundit janë më shumë se 30 mijë të rinj që janë punësuar në sektorin e ICT dhe në sektorin e nënkontraktimeve të biznesit “outsource” BPO (#Bussiness_Process_Outsourcing).

Shoqata Albanian Business Services Association (ABSA) në partneritet me Shoqata Together for Life (TFL) kanë filluar zbatimin e projektit “Mbështetje sektorit BPO” përmes kuadrit ligjor, avokimit dhe lobimit me qëllim rritjen ekonomike dhe punësimin”, me mbështetjen e projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpinim (SDC), RISIAlbania.

Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i sektorit BPO përmes lehtësimit të politikave të biznesit me qëllim rritjen ekonomike dhe të punësimit.

No Comments Yet.

Leave a comment