Ta bëjmë botën portokalli: Bashkë, kundër dhunës

“Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes – Tregoni se jeni kundër dhunës”. Ky është slogani nën të cilin u zhvillua sot një aktivitet dhe pedalim nën ngjyrën portokalli (ngjyrë e fushatës kundër dhunës), organizuar nga shoqata “Together for life”, financuar nga UNDP, UN Women dhe me fonde të Qeverisë Suedeze.

***

10Takimi u zhvillua pranë Pallatit të Kongreseve, ndërsa shumë njerëz u mblodhën duke veshur bluza portokalli dhe duke dhënë kështu një mesazh kundër dhunës në familje.

Drejtues të organizatës “Together for life” dhe organizatave të huaja ngritën problemin që një në tre gra dhunohet ende dhe se është shumë e rëndësishme që njerëzit të ndërgjegjësohen, të përmirësohet imazhi i gruas dhe të forcohet bashkëpunimi burrë-grua në funksion të krijimit të një familjeje dhe shoqërie të shëndetshme.

“Në shumë vende të botës dhunuesi nuk merr dënimin e merituar, madje edhe kur e vret gruan. Në Shqipëri janë bërë përmërësime për t’i dënuar format e ndryshme të dhunës, madje ne po punojmë me qeverinë shqiptare  për përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor. Shqipëria ka pasur shumë ndryshime në Kodin Penal, ku dhuna tashmë shihet si një vepër penale. Ne po ju ofrojmë strukturave të drejtësisë  ndihmën e nevojshme që abuzesit të marrin dënimin që ju takon”, u shpreh gjatë aktivitetit të zhvilluar Yesim Oruc, drejtoreshë e PNUD-it (UNDP) në Shqipëri.

***

bicilete foto cilesoreNdërkohë drejtori i UN Women, David Sounders, theksoi se  dhuna ndaj fëmijëve dhe ndaj vajzave fillon shumë herët dhe ajo ndodh pikërisht në familje. “Është kjo dhunë që shpesh nuk i lejon vajzat të vijojnë arsimin e tyre të bëhen të zonjat e vetes. Dhuna i pengon edhe në karrierë. Burrat dhe djemtë duhet të ngrihen të parët për të sfiduar dhunën ndaj grave”, theksoi Sounders.

E ftuar nderi në aktivitet ishte edhe Rosela Gjylbegu, në cilësinë e përfaqësueses së Kuvendit të Shqipërisë, e cila iu bashkua me shumë dëshirë fushatës portokalli. Ajo theksoi se i mbështet gjithnjë këta fushata.

“Në aktivitete të tilla duhet të kontribuojnë të gjithë. Unë herë pas herë e shpreh këtë edhe në këngët e mia. Mendoj se nuk duhet të ketë një fushatë vetëm 16 ditë, por 365 ditë kundra dhunës”, thekson Rosela Gjylbegu.

Në fund, të gjithë të rinjtë e pranishëm hipën mbi biçikleta dhe pedaluan në gjithë bulevardin Dëshmorët e Kombit të veshur me bluza portokalli  dhe me slogane kundër dhunës në familje.

***

drejtoresha 29,4% e grave në vend  nga mosha 18-55 vjeç, gjatë 2013 kanë përjetuar dhunë në familje. Nga ky grup një në dy gra janë prekur nga dhuna psikologjike, ndërkohë që në BE ky raport eshtë 2 në pesë gra. Por ky raport paraqitet edhe më problematik kur flitet për dhunë fizike e seksuale. Në vendin tonë nga format e mësipërme të dhunës preket një në katër gra. Ndërkohë që 13% e grave shqiptare që jetojnë me një burrë të dhunshëm, pohojnë se janë goditur  gjatë shtatzanisë.

Këto të dhëna janë grupuar nga studimet që kanë bërë organizatat ndërkombëtare në vend, të cilat përballë një situate të tillë, i bëjnë apel strukturave të qeverisë që të ndërrmarrin masa në forcimin e masave ligjore ndaj abuzuesve.

***

Studimet tregojnë se gratë shqiptare, burrat e të cilëve konsumojnë alkool, janë gjashtë herë më të rrezikuara të përjetojnë dhunë seksuale, tre herë më të rrezikuara të përjetojnë dhunë fizike  e 1,5 herë më shumë të përjetojnë dhunë psikologjike. Gratë më arsim të mesëm janë kontigjenti më i prekur i femrave që pësojnë dhumë në vendin tonë.

Shoqata “Together for Life”, mbështetur nga UNDP, UN Women dhe me fonde të Qeverisë Suedeze do të vazhdojë aktivitete në kuadër të 16 ditëve të kësaj fushate.

No Comments Yet.

Leave a comment