TFl i bashkohet nismës: “Lumenj të pastër, bregdet i pastër”

Misioni i Ditës së Tokës është të mbështesë, të edukojë dhe të nxisë lëvizjen mjedisore në mbarë botën.
Në vitin 1970, Senatori amerikan dhe aktivisti mjedisor Gaylord Nelson inicioi një veprim mjedisor të titulluar Dita e Tokës, si përgjigje ndaj degradimit të gjerë mjedisor. Që nga ajo kohë, kjo ditë është përkujtuar në mbarë botën si Dita e Planetit Tokë, duke shënuar fillimin e një lëvizje moderne mjedisore. 
E shpallur nga Kombet e Bashkuara si një ditë dedikuar luftës kundër kërcënimeve mjedisore, Dita e Tokës përkujtohet cdo vit në 22 Prill me synim të nxisë ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e mjedisit natyror të Tokës.

Në kuadër të ditës të tokës, shoqata “Together for Life” pjesë e rrjetit ECIM,  programi Senior 2, mbështetur nga Qendra Rajonale REC dhe Qeveria Suedeze,  ju bashkua nismës për pastrimin e lumit Tërkuz, në njësinë Bashkiake Zall Her. 

 Në këtë nisëm morrën pjesë aktivist të shoqërisë civile, studentë, vullnetarë të cilët u angazhuan në pastrimin e lumit dhe zonës përreth, si një mënyrë për të kontribuar në përmirësimin e situatës. Disa nga problematikat që u identifikuan në zonën ku u zhvillua pastrimi ishin: ndotja urbane dhe ndotja që i bëhet zonës nga mbetjet industriale të ardhura si pasojë e fabrikave që ndodhet në zonë.

Përveç zonës anës lumit, u identifikuan dhe zona të tjera të ndotura përgjatë rrugës që të çon tek lumi Tërkuz. Sipas banorëve të zonës mbetjet kanë vite që ndodhen atje dhe ende nuk është ndërmarrë një nisëm nga ana e bashkisë për përmirësimin e situatës.

No Comments Yet.

Leave a comment