TFL në Dibër, pacientët rrëfejnë problemet me sistemin shëndetësor

Lexoni: English

Blertina Koka

Shoqata Together for Life zhvilloi në Dibër sesionin e parë informues në kuadër të projektit “Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë”. Qytetarët u njohën me kuadrin kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, institucionet përgjegjëse dhe procedurat që duhet të ndjekin për mbrojtjen e të drejtës për shëndet.

Ky projekt ka si synim përmirësimin e nivelit të përfshirjes dhe aksesit në drejtësi të pacientëve dhe aktorëve të tjerë në nivel vendor, në bashkitë Dibër dhe Lushnjë, përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese, këshilluese dhe të litigimit gjyqësor. 

 

Pas sesionit të informimit u vendosën kontakte me pacientë të cilët shprehën dëshirën që të kërkojnë mbrojtjen e të drejtës së tyre për kujdes shëndetësor në rrugë ligjore.

Kjo iniciativë është pjesë e Projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children in Albania dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

No Comments Yet.

Leave a comment