TFL në media: Sa na kushton mjekësia?

Lexoni: English

Sa na kushton mjekësia? A është vërtet kujdesi shëndetësor një barrë e rëndë dhe gati e papërballueshme financiarisht për familjet shqiptare? A kanë barnat një kosto të lartë në krahasim me pagat që qytetarët marrin?

E ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites në VIZION PLUS, znj. Denisa Canameti, projekt koordinatore pranë Shoqata Together for Life, njëherësh edhe kryeredaktore e Gazeta Shendeti.

Për t’ju përgjigjur pyetjes se sa na kushton mjekësia duhet të dimë të ndajmë se sa i kushton buxhetit të shtetit shëndetësia dhe sa janë shpenzimet familjare për shëndetësinë. Nëse do flasim në shifra, buxheti për shëndetësinë për vitin 2019 përfshin 2,91% të PBB-së ose 9,83% përkundrejt buxhetit të shtetit.

Ndërsa, në anketën e buxhetit të familjes për vitin 2016, të publikuar nga INSTAT, rezulton se shpenzimet për shëndetin janë 3.4% të shpenzimeve familjare. Ku, 75% të tyre shkojnë për medikamente. Pra, shqiptarët harxhojnë shumë para për barna, në ndryshim nga vendet e tjera, ku pjesa më e madhe e shpenzimeve për shëndetin shkojnë në diagnostikim dhe parandalim.

Pyetjes së gazetares, a mundet një qytetar të marrë shërbim shëndetësor falas, Canameti i është përgjigjur se:

Politikat e qeverisë përmes Programit të Check up pretendojnë të kenë rritur aksesin në shërbim shëndetësor. Të gjithë qytetarët e moshës 35-70 vjeç përfitojnë një paketë analizash falas. Mjeku i familjes gjithashtu është falas.

Por cili është realiteti në terren ?

Ka mungesa të theksuara në shërbimin parësor, në disa shërbime. Mungon shërbimi laboratorik, çka do të thotë që në disa qendra shëndetësore pacientët nuk arrijnë të realizojnë analiza krejt të thjeshta si një analizë gjaku, apo analizë urine. Kjo e vështirëson punën e mjekëve, pasi qasja tek mjeku i familjes apo mjeku specialist kërkon minimalisht një paketë analizash apo kontrollesh, në mënyrë që mjeku të bëjë një diagnostikim.

No Comments Yet.

Leave a comment