TFL takim me banoret e fshatit Vërri, Fier. Pse nuk duhet të ndërtohet inceneratori

Shoqata “Together for Life”, në kuadër të projektit  "Informim -komunikimi për politikat mjedisore, fokusuar në menaxhimin e mbetjeve urbane", zhvilloi një takim me banorët e fshatit Verri të Fierit, i cili rrezikon të shpopullohet për shkak të ndërtimit të inceneratorit(impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane me djegie) në afërsi të tokave bujqësore. Banorët gjatë takimit përmenden dëmet që mund t'i shkaktojë mjedisit dhe njeriut ndërtimi i inceneratorit, ndërkohe që shtëpia më e afërt me zonën ku do ndertohet ndodhet 400 m në vijë ajrore. 

Banorët e fshatit, ku është planifikuar të ndërtohert inceneratori i përpunimit të mbetjeve urbane, që është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, mbajnë të njëjtin qëndrim të disa muajve më parë, kur me protestat e tyre mundësuan pezullimin e fillimit të punimeve. Ata shprehen se nuk do ta lejojnë që ky projekt të zbatohet pasi u dëmton shëndetin e tyre dhe të fëmijëve si edhe tokat bujqësore me të cilat sigurojnë të ardhurat financiare për jetesë.

Ndërkohë, nga burime të Bashkisë Fier është mësuar se kësaj njësie administrative i janë kërkuar vetëm të dhëna të përgjithshme për planin rregullues të cilat i ka përcjellë. Burimet shtojnë se, qeveria me anë të një VKM-je ka parashikuar likujdimet e shpronësimeve të fermerëve apo personave që zotërojnë tokën ku do të ndërtohet inceneratori. Kete proces shpronesimi do ta menaxhoje bashkia, bazuar në VKM-në përkatëse.
Fillimisht u planifikua që impjanti i përpunimit të ndërtohej në fshatin Plyk po të Bashkisë Fier, por banorët e kësaj zone protestuan deri në tërheqjen e zbatuesve të këtij projekti. E njëjta gjë ndodhi edhe në Mbrostar, ku banorët u ngritën në protesta dhe mundësuan anulimin e projektit për ndërtimin e këtij impjanti në fshatin e tyre. Por, disa muaj më parë, plani u zhvendos në Vërri, vetëm 900 metra nga qendra e këtij fshati. Banorët protestuan edhe këtë herë duke bërë të mundur pezullimin e punimeve, të cilat kanë  rinisur. Kjo, pasi vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit i hap rrugën zbatimit të ndërtimit të inceneratorit në Vërri të Fierit.

Nga biseda me banorët u vu re shqetësimi i tyre lidhur me problemet që i shkaktohen mjedisit, shëndetit dhe ekonomisë së familjeve, nga ndërtimi i inceneratorit.

Ky takim u zhvillua në kuadër të programit Senior II mbeshtetur nga REC Shqipëri dhe Ambasada Suedeze( Embassy of Sëeden in Tirana)

No Comments Yet.

Leave a comment