Tfl trajnim me gazetarët: Sfidat e të qenët i saktë, i shpejtë dhe konciz

Lexoni: English

Shoqata "Together for Life" me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, organizoi sot (të premten) një trajnim me gazetarët lidhur me korrupsionin në shëndetësi dhe të drejtat e pacientëve. Trajnimi u organizua me qëllim që gazetarët të aftësohen në gazetarinë investigative për të qenë më të saktë në pasqyrimin e lajmeve, por edhe më profesionalë në publikimin e tyre.

Të drejtat e pacientëve janë të miratuara në Shqipëri që prej vitit 2010, megjithatë njohja dhe respektimi i tyre mbeten një nga sfidat më të mëdha në sistemin shëndetësor, ndikuar në një masë të madhe nga niveli i lartë i korrupsionit në këtë sistem.

Teksa Shqipëria po synon në futjen në BE, zbatimi i ligjit dhe ndjekja e rekomandimeve për sistemin shëndetësor janë shumë të rëndësishme. Trajnimi i gazetarëve dhe rritja e profesionalizmit të tyre do të çojë në rritje të presionit që ushtrohet ndaj qeverisë për të realizuar politika më të mira sociale dhe për të zbatuar më mirë ligjet në fuqi.

No Comments Yet.

Leave a comment