TFL trajnon sindikalistët e ardhshëm në sektorin Call Center

Lexoni: English

Shoqata Together for Life zhvilloi trajnimin e parë me grupin e përfaqësuesve të punëmarrësve në sektorin Call Center, grup i krijuar dhe i konsoliduar tashmë që prej më shumë se 1 viti. Trajnimi konsiston në përgatitjen e të rinjve për të qenë sindikalistët e ardhshëm në sektorin Call Center. Ata janë informuar përmes trajnimeve dhe diskutimeve të shumta mbi të drejtat e tyre në punë.

Me bashkëpunimin e Sindikata e Punonjesve Poste-Telekomit Shqiptar SPPT, të rinjtë do të trajnohen si të bëhen sindikalistë të ardhshëm. Ata do të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme të SPPT për të parë në praktikë se çfarë do të thotë të jesh sindikalist.

Disa nga çështjet që u zhvilluan në trajnim ishin: çfarë janë sindikatat, roli i tyre në shoqëri, si mund të bëhemi pjesë e sindikatës dhe rëndësia e organizimit kolektiv. Organizatat sindikale dhe organizatat e punëdhënësve janë organizata shoqërore të pavarura që krijohen si bashkime vullnetare të punëmarrësve ose punëdhënësve, qëllimi i të cilave është përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave ekonomikë, profesionalë dhe shoqërorë të anëtarëve të tyre.

Ky trajnim zhvillohet nga Shoqata Together for Life në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mobilizimit Social për të Drejtat e Punës në Sektorin Call Center” , me mbështetjen e Olof Palme International Center- Albania Programme dhe me fonde të Embassy of Sweden in Tirana (Ambasadës Suedeze në Tiranë).

No Comments Yet.

Leave a comment