Thirrje për EKSPERT, TRAJNER DHE ANKETUES

Shoqata “Together for Life” është themeluar në vitin 2009. Ka nisur fillimisht me projekte në gazetarinë investiguese. Duke parë impaktin,  synoi më tej të kishte më tepër ndikim në ecurinë e ndryshimeve në Shqipëri në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. Sot, “Together for Life” zbaton projekte në fusha si: transparencë, demokraci dhe media, shëndetësi dhe mirëqenie, mjedis, barazi gjinore dhe të rinjtë. Aktivitetet tona janë me natyrë informuese dhe sensibilizuese, trajnime, seminare, edukim joformal, fushata promovuese në terren, anketime dhe verifikime, publikime dhe artikuj informues në median e shkruar dhe elektronike, studime, rekomandime, ankime dhe kërkesë-padi drejtuar drejtuar institucioneve shtetërore përgjegjëse dhe gjykatave, etj.

Stafi ynë përbëhet nga gazetarë, juristë, financierë me eksperienca në institucione e organizata të ndryshme.

Aktualisht, Shoqata “Together for Life” po zbaton Projektin "Evropa respekton të drejtat e njeriut", i cili zhvillohet në kuadër të Thirrjes "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për Zbatimin e Aksioneve për Ndërtimin e Kapaciteteve për Rritjen e Politikave të Dialogut dhe Ndërgjegjësimin mbi Procesin e Integrimit Evropian", financuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet programit IPA 2015

 Projekti që po zbatohet nga Shoqata “Together for Life” do të zhvillohet në bashkitë, Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.

Qëllimi i Projektit:

Përmirësimi i zbatimit të të drejtave të njeriut përmes forcimit të institucioneve të pavarura, dhe rritja e ndërgjegjësimin mbi procesin e pranimit në BE.

Aplikuesit duhet të dorëzojnë:

  • Nje letër interesi që paraqet arsyet përse është i/e përshtatshëm dhe ka njohuri dhe eksperiencë në fusha të ngjashme të shoqëruara me dëshmi të përvojës së punës në zhvillimin dhe hartimin e moduleve të trajnimit dhe sesioneve informuese;
  • Curriculum Vitae;

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën elektronike: info@togetherforlife.org.al

KLIKONI LINQET E MËPOSHTME PËR TË GJITHA THIRRJET DHE NDIQNI UDHËZIMET SIKURSE JANË SPECIFIKUAR NË BRENDËSI

https://togetherforlife.org.al/sq/thirrje-per-eksperte-per-hartimin-e-nje-moduli-per-rritjen-e-njohurive-te-gazetareve-ne-procesin-e-integrimit-ne/

https://togetherforlife.org.al/sq/thirrje-per-2-trajner-per-trajnimin-e-gazetareve-per-procesin-e-integrimit-ne/

https://togetherforlife.org.al/sq/shpallje-vendi-vakant-per-3-anketues/

https://togetherforlife.org.al/sq/thirrjeeksperte-per-hartimin-e-nje-moduli-per-institucionet-e-pavarura-per-procesin-e-integrimit-ne/

https://togetherforlife.org.al/sq/thirrje-per-2-trajner-per-trajnimin-e-perfaqesuesve-te-institucioneve-te-pavarura-per-procesin-e-integrimit-ne/

No Comments Yet.

Leave a comment