Thirrje për Ekspertë

ToR Experts for Training Module of II Representatives

Shpallje vendi vakant për Ekspert/e për hartimin e një Moduli për Rritjen e Kapaciteteve Profesionale dhe Njohurive të Institucioneve të Pavarura për procesin e Integrimit në Bashkimin Europian

OJF:  Shoqata “Together for Life”

Qëllimi i angazhimit: Modul për Rritjen e Kapaciteteve Profesionale dhe Njohurive të Institucioneve të Pavarura për procesin e Integrimit në Bashkimin Europian

Vendi: Bashkia Tiranë

Kohëzgjatja:  6 ditë

 “Together for Life”

Përshkrimi i shkurtër i Shoqatës

Shoqata “Together for Life” është themeluar në vitin 2009. Ka nisur fillimisht me projekte në gazetarinë investiguese. Duke parë impaktin,  synoi më tej të kishte më tepër ndikim në ecurinë e ndryshimeve në Shqipëri në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. Sot, “Together for Life” zbaton projekte në fusha si: transparencë, demokraci dhe media, shëndetësi dhe mirëqenie, mjedis, barazi gjinore dhe të rinjtë. Aktivitetet tona janë me natyrë informuese dhe sensibilizuese, trajnime, seminare, edukim joformal, fushata promovuese në terren, anketime dhe verifikime, publikime dhe artikuj informues në median e shkruar dhe elektronike, studime, rekomandime, ankime dhe kërkesë-padi drejtuar drejtuar institucioneve shtetërore përgjegjëse dhe gjykatave, etj.

Stafi ynë përbëhet nga gazetarë, juristë, financierë me eksperienca në institucione e organizata të ndryshme.

Aktualisht, Shoqata “Together for Life” po zbaton Projektin "Evropa respekton të drejtat e njeriut", i cili zhvillohet në kuadër të Thirrjes ""Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për Zbatimin e Aksioneve për Ndërtimin e Kapaciteteve për Rritjen e Politikave të Dialogut dhe Ndërgjegjësimin mbi Procesin e Integrimit Evropian", financuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet programit IPA 2015

 Projekti që po zbatohet nga Shoqata “Together for Life” do të zhvillohet në bashkitë, Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.

Qëllimi i Projektit:

Përmirësimi i zbatimit të të drejtave të njeriut përmes forcimit të institucioneve të pavarura, dhe rritja e ndërgjegjësimin mbi procesin e pranimit në BE.

Përshkrimi i funksionit

Ekspertët/et përgjigjen për përpunimin e të dhënave dhe përpilimin e një raporti për njohuritë e Gazetarëve në procesin e Integrimit në Bashkimin Europian

Angazhimi i ekspertëve do të jetë, në varësi të përmbushjes së detyrave të mësipërme dhe do të përmbyllet me prezantimin e raportit dhe gjetjeve.

Together for Life  inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale si vijon:

Aftësitë individuale

  • Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;
  • Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik;
  • Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura;
  • Të ketë aftësi të punojnë nën presionin e kohës;

Edukimi dhe aftësitë profesionale

  • Minimum diplomë universitare për Shkenca Politike ose Juridik (nuk përjashtohen kandidatët nga fushat e tjera).
  • Minimum 3 vjet eksperiencë profesionale në fushat përkatëse
  • Përdorim i shkëlqyer i gjuhës Shqipe dhe Angleze-të shkruar dhe të folur
  • Të ketë njohuri të mira të çështjeve që lidhen me integrimin në Bashkimin Evropian
  • Aplikantët të kenë përvojë në procese hulumtimi dhe kanë kryer apo marrë pjesë në studime/raporte lidhur me temat e lartpermendura

 

Aplikuesit duhet të dorëzojnë:

Nje letër interesi që paraqet arsyet përse është i/e përshtatshëm dhe ka njohuri dhe eksperiencë në fusha të ngjashme të shoqëruara me dëshmi të përvojës së punës në zhvillimin dhe hartimin e moduleve të trajnimit dhe sesioneve informuese;

Curriculum Vitae;

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën elektronike: info@togetherforlife.org.al, duke specifikuar "Aplikim për  Ekspert/e për hartimin e një Moduli- Institucionet e Pavarura ".

No Comments Yet.

Leave a comment