Transparenca në sistemin shëndetësor

Lexoni: English

Shoqata Together for life prezantoi rezultatet e projektit “ Fuqizimi i pacientëve- Luftë kundër korrupsionit në sistemin shëndetësor përmes fuqizimit të pacientëve dhe institucioneve të pavarura”, mbështetur financiarisht nga projekti: “Transparenca në sistemin shëndetësor”, USAID/Albania.

Projekti ka synuar edukimin, informimin dhe inkurajimin e pacientëve dhe qytetarëve për të denoncuar korrupsionin në sistemin shëndetësor, përmes mekanizmave, si :media dhe institucionet e pavarura. Në këtë takim u diskutuan rezultatet e arritura, praktikat më të mira të fituara dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve: Institucione të Pavarura-Pacientë- Shoqëri Civile.

Në takim morën pjesë pacientë të përfshirë në projekt, përfaqësues të Shoqatave të Pacientëve, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe institucionet e pavarura, kushtetuese dhe quasi gjyqësore, si Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, institucione të cilat kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Rezultatet e arritura:

-Transparenca e pasurisë së drejtorëve të spitaleve universitare dhe rajonale

-Krijimi i një mekanizmi interaktiv për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor

-3 Marrëveshje Bashkëpunimi në Nënshkruara mes Shoqatave të Pacientëve dhe tre institucioneve të pavarura: Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

-8 Dosje (ankesa) të drejtuara për trajtim tek Institucionet e Pavarura

-6 Suplemente

-2 Investigime

-2 video informuese

No Comments Yet.

Leave a comment