TFL shpall 3 çmimet fituese të ekspozitës fotografike “Vështroje”

Lexoni: English

 

Shoqata "Together for Life", mbështetur nga UNDP AlbaniaUN Women AlbaniaUNFPA Albania dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me fonde të qeverisë suedeze (Embassy of Sweden in Tirana), shpallën 3 çmimet fituese të ekspozitës fotografike “Vështroje”, që synoi të sjellë gruan dhe vajzën shqiptare në fokusin e vëmendjes të të rinjve shqiptarë të apasionuar pas fotografisë.

Kjo ekspozitë u zhvillua në kuadër të projektit “Vështroje”, pjesë e Fushatës së Kombeve të Bashkuara “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore" nën sloganin “Fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”.

Të pranishëm në eventin e ndarjes së cmimeve ishin Z. Giuseppe Belsito, përfaqëseus i UN Women, Hermon Madhi nëndrejtori i Liceut Artistik “Jordan Misja”, Ledio Xhoxhi përfaqësues i Muzeut Kombëtar, Arbër Çepani, gazetar, si dhe nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Shqipëria dhe nga Liceu Artistik Jordan Misja.

Fotografitë e të rinjve u prezantuan paraditen e së enjtes në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar (National Historical Museum). Nga 34 fotografi që u përfshinë në konkurs, u përzgjodhën 3 më të mirat nga një juri profesioniste.

Ekzspozita do të qëndrojë e hapur për dy ditë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

No Comments Yet.

Leave a comment