TFL, takim me komunitetin e Lëzhës. Banorët: Keqmenaxhimi i mbetjeve, rrezik për shëndetin qytetar.

Shoqata "Together for Life" në kuadër të projektit Informim-komunikimi për politikat mjedisore mbështetur nga REC Shqipëri me fonde të qeverisë suedeze (Embassy of Sweden in Tirana), si pjese e programit Senior Albania, zhvilloi një takim me komunitetin e qytetit të Lezhës. 

Qëllimi i takimit ishte informimi i komunitetit për premtimet që kryetari i Bashkise Fran Frrokaj ka bërë lidhur me problematikat mjedisore të qytetit dhe çfarë është përmirësuar gjatë 3 viteve.
Gjithashtu u be një prezantim për të drejten e informimit dhe aksesin e qytetarëve për të marrë informacion.

Gjatë diskutimeve u theksua një nga problematikat mjedisore më të mprehta të qytetit të Lëzhës, keqmenaxhimi i mbetjeve dhe mos funksionimi i nismës për të ndarë mbeturinat sipas koshave përkatës të vendosur nga Bashkia.

Gëzim Koci, një prej maturantëve të gjimnazit Hydajet Lezha, foli lidhur me këtë problematikë duke theksuar se pavarësisht vendosjes së koshave për ndarjen e mbeturinave, nga ana e Bashkisë së Lezhës nuk është ndërmarë asnjë veprim ndërgjegjësues për komunitetin dhe banorët vazhdojnë të mos i ndajnë mbeturinat. Sipas Koçit, kjo situatë sa vjen dhe po bëhet më e rënduar dhe niveli i mbetjeve në qytet sa vjen dhe po shtohet.

Një nga fokuset e Kryetarit të Bashkisë ka qënë dhe gjelbërimi i qytetit , i cili sipas dëshmisë së banorëve le shumë për të dëshiruar.

“Na kanë mbytur pallatet dhe kemi nevojë për një park ku të mund të bëjmë një shëtitje, kshtuqë do ishte mirë të financohej një park i vogël dhe mbilleshin disa pemë në zonën përreth gjimnazit Hydajet Lezha”, u shpreh Egla Mataj një prej nxënësveve të pranishme në takim.

Mësuesja e lëndës të Biokimisë, foli edhe për ndotjen e ajrit nga ndjegia e mbeturinave si dhe sugjeroi që në bashkëpunim me Bashkinë nxënësit e shkollave mund të ndërmarin nisma në ditë të veçanta për të pastruar qytetin. “Sigurisht që një qytet nuk mund të pastrohet brenda 1 dite, por nisma të tilla mund të ndërgjegjësojnë komunitetin dhe brezin e të rinjve për të mbajtur pastër qytetin.

Koordinatorja e projektit Elena Beta bëri një prezantim lidhur me të drejtën e informimit dhe aksesin qytetar për të marrë informacion nga Institucionet përkatëse duke theksuar se çdo person ka të drejtë t'i jepet në kohë informacion për gjendjen e mjedisit, ndotjen e tij dhe masat e marra.

Beta foli gjithashtu për masat që merrën në rastet e mosdhënies së informacionit si dhe për përgjegjësitë e ndotjes të mjedisit duke ju dhënë më shumë informacion banorëve se ku mund të drejtohen për të marrë informacionin që ju nevojitet.

Ku takim do të pasohet edhe nga 2 takime të tjera ku do të përfshihen dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

 

No Comments Yet.

Leave a comment