“TOGETHER FOR LIFE” is working under its mission on informing the public

“Together For Life” dhe “Shëndet+” në mbështetje të reformës në shëndetësi
Shoqata “Together For Life” ka nisur misionin e saj për informim, ndërgjegjësim dhe advokim në mbështetje të pacienteve, në sistemin shëndetësor.Nëpëmjet gazetës “Shëndet Plus” dhe faqes së internetit shëndeti.com.al po mundësohet informimi dhe ndërgjegjësimi i popullatës për çdo aspekt që ka lidhje me shëndetin dhe sistemin shëndetësor.
Ky projekt është mundësuar nga USAID. Aktualisht janë shpërndarë postera ndërgjegjësues në spitalin e Lezhës, spitalin e Korcës, maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe në shkollat e mesme të këtyre qyteteve.
Pikërisht dje gjatë ceremonisë për përurimin e sallave të shërbimit ndaj publikut në Spitalin Rajonal Lezhë, në praninë e Kryeministrit Rama dhe të Ambasadorit Amerikan Arvizu u vunë re edhe posterat që ka shpërndarë shoqata “Together For Life”, pjesë e këtij projekti.
Ky poster përmban informacion për portalin shëndeti.com.al në të cilin ndodhet edhe një dritare e hapur ku çdo pacient mund tëdenoncojë dhe raportojë abuzimet që mund të ndeshin në sistemin shëndetësor.
“Together For Life” në misionin për informimin e publikut

- 1
- 2