Shoqata “Together for Life” mori pjesë në dy takimet e organizuara nga rrjeti “ECIM” me kandidatët e PS dhe PD për Tiranen z. Erjon Veliaj dhe Z. Halim Kosova pas takimit te realizuar me kandidatin e pavarur z. Gjergj Bojaxhi.
Bisedat në këto takime u fokusuan mbi problemet mjedisore më të mprehta ekzistente në qytetin e Tiranës. Gjithashtu u fol për programet mjedisore që Z. Veliaj dhe Z. Kosova kanë hartuar për të luftuar këto probleme.
Pyetjet e ndryshme nga qytetarë të Tiranës në lidhje me mjedisin në zonat ku jetojnë, morën përgjigje nga të dy kandidatët dhe u premtua se zgjidhja e këtyre çështjeve do të mbetët në fokusin e programeve të tyre.
Të pranishëm në këto takime ishin përfaqësues të organizatave mjedisore, ekspertë mjedisi, pedagogë te shkencave të natyrës si dhe studentë përfaqësues të brezit të ri. Pas bisedimeve u shpërndanë gjithashtu fletëpalosjet e rrjetit ECIM “Voto gjelbër”
Këto aktivitete u realizuan ne kuader te Programit SENiOR-A, me mbeshtetjen e Qendres Rajonale te Mjedisit (REC) Shqiperi.