Monthly Archives: September 2020

Çfarë duhet të përballosh nëse je grua sipërmarrëse në Shqipëri?

Gratë sipërmarrëse hasen çdo ditë me vështirësi në aktivitetin e tyre. Studimi “Klima e       përgjithshme e biznesit dhe ndikimi i tërmeteve të vjeshtës 2019 e pandemisë COVID-19 te gratë sipërmarrëse” i realizuar nga shoqata “Together for Life”  me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim –ADA, ka sjellë, ndër të tjera, një pasqyrë të shqetësimeve dhe sfidave me të cilat përballen gratë sipërmarrëse.  Studimi është zhvilluar  në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ku është e përqendruar rreth 55% e sipërmarrjeve të drejtuara nga gratë.    Në këtë shkrim do të sjellim disa nga gjetjet e studimit rreth vështirësive me të cilët hasen gratë sipërmarrëse.   Shumica dërrmuese e grave sipërmarrëse pranojnë se në aktivitetin e tyre të përditshëm, vështirësitë më të mëdha (85%) i ndeshin përsa i përket shitjeve e marketingut, nga njëra anë, dhe legjislacionin e detyrimet shtetërore, në anën tjetër.   Vështirësitë në shitje e marketing kanë të bëjnë kryesisht me luhatjen e kërkesës ose klientelën e paqendrueshme, si dhe informalitetin e lartë në treg. Më shumë se gjysma e grave të pyetura (nga 200 gjithsej) kanë vlerësuar si të larta kostot e marketingut dhe konkurrencën e ashpër si pengesë për zhvillim.   Legjislacioni dhe detyrimet shtetërore janë shqetësim madhor për pjesën më të madhe  ndërmarrjet që drejtohen nga gratë, për shkak të taksave e tatimet e larta dhe ndryshimeve të vazhdueshme në sistemin fiskal. 60% e sipërmarrëseve besojnë se ka mungesa në kuadrin ligjor, ndërkohë që për ndërmarrjet me mbi 10 të punësuar mbetet shqetësues rimbursimi i                                                                TVSH-s nga shteti dhe korrupsioni në radhët e administratës shtetërore.   Në masë të madhe (70%) shprehin shqetësimin e tyre gratë përsa  përket  vështirësive që ato hasin në financimin e aktivitetit, me tregun e punës dhe burimet njerëzore. Vështirësitë për financim mes grave sipërmarrëse fillojnë nga sigurimi i informacionit të nevojshëm mbi subvencionet, grantet apo kreditë, deri tek interesat e larta të kredive nga institucionet financiare.    Tregu i punës dhe burimet njerëzore janë një shqetësim madhor për bizneset e drejtuara nga gratë, ku dominon mungesa e stafit të kualifikuar dhe me përvojë (68%), e cila në ndërmarrjet me mbi 10 punonjës është më e lartë (89%). Është kuptueshme që sa më i madh të jetë biznesi aq më shpesh procedura rekrutimi dhe kërkesa për specialistë të ndryshëm ka, aq më e vështirë bëhet për të siguruar stafë të kualifikuar dhe me eksperiencë.  …
Më tepër