Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi nëpërmjet edukimit gjithëpërfshirës

Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi nëpërmjet edukimit gjithëpërfshirës

Ky tregim i ilustruar (fumet) është realizuar nga “Together for Life” në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi nëpërmjet edukimit gjithëpërfshirës”, i cili zbatohet në kuadër të skemës së granteve të vogla të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të Organizatave të Shoqërisë Civile Lokale” i financuar nga BE dhe i zbatuar nga “Shoqata Internacionale për Solidaritetin në partneritet me Fondacionin AVSI dhe shoqatën Gruaja në Zhvillim Shkodër.

Nëpërmjet një ngjarjeje të ilustruar jepen mesazhe dhe këshilla për fëmijët, prindërit dhe mësuesit, që  ata të kuptojnë se të gjitha format e dhunës që ushtrohen ndaj fëmijëve janë të dëmshme dhe me pasojë fizike dhe psiko-emocionale për ta. Është detyrë e prindërve dhe mësuesve që të marrin masa për t’i mbrojtur fëmijët nga çdo formë dhune dhe nga çdo ushtrues dhune, pavarësisht statusit të tij në lidhje më fëmijën.

Prindërit dhe mësuesit duhet të kuptojnë se disiplinimi dhe edukimi i fëmijëve duhet bërë me mjete pozitive dhe jo duke përdorur dhunën dhe shtrëngimin.  

Për të përcjellë mesazhe të forta kundër dhunës ndaj fëmijëve në shkollë dhe familje, është zgjedhur fumeti si mjet komunikimi tërheqës për të gjithë dhe shumë i thjeshtë për t’u kuptuar nga të gjithë, pavarësisht moshës, edukimit dhe gjendjes shoqërore.

Qëllimi i tij është të ndihmojë prindërit të përmirësojnë aftësitë e komunikimit dhe sigurinë e fëmijëve.

Mbrojtja e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës është detyrim i çdo shteti palë në Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara “Për të Drejtat e Fëmijës”, ku përcaktohet se “fëmijës i njihet e drejta të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën ose zhvillimin e tij normal”.

 

No Comments Yet.

Leave a comment