Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna nëpërmjet edukimit gjithëpërfshirës

Mbrojtja e femijeve nga dhuna dhe abuzimi nëpërmjet edukimit gjithëpërfshirës

“Fëmijët kanë nevojë për një mjedis të sigurt në shtëpi dhe shkollë! Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet i lirë nga dhuna, neglizhenca dhe shfrytëzimi! Dhuna ndaj fëmijëve sjell fëmijë të dhunshëm!” Shoqata “Together for Life” zhvilloi konkursin artistik me temë «Ndal dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve». Konkursi u zhvillua në shkollat 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër dhe “Abdyl Bajraktari” në Malësi të Madhe Nxënësit pjesëmarrës (rreth 60) sollën mendimet, ndjenjat dhe perceptimet e tyre nëpërmjet formave të tilla krijuese dhe artistike që nga esetë, poezitë, koreografitë, pjesët e shkurtra teatrale, instalacionet dhe pikturat.

*Shoqata Together for Life po zbaton projektin "Mbrojtja e Fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi nëpërmjet edukimit gjithëpërfshirës". Ky projekt zhvillohet në kuadër të skemës së granteve të vogla të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të Organizatave të Shoqërisë Civile Lokale” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Shoqata Internacionale për Solidaritetin në partneritet me Fondacionin AVSI dhe shoqatën Gruaja në Zhvillim Shkodër

No Comments Yet.

Leave a comment