Lidershipi dhe Zhvillimi i të rinjve

Lexoni: English

Lead your employment (2)

Donator: Bashkimi Evropian në Bruksel, Youth in Action Programme
Zona Target: Pogradec

Përmbledhje e projektit
Shoqata “Together for Life”, zbatoi projektin “Lidershipi dhe zhvillimi i të rinjve” nën “Të rinjtë në Veprim” të mbështetur nga BE, në Bruksel. Në kuadër të këtij projekti ne organizuam një kurs trajnimi në qytetin e Pogradecit. Vendet pjesmarrëse ishin nga: Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Sllovenia, Turqia, Hungaria, Franca, Bullgaria, Italia, Rumania dhe Shqipëria.

Trajnimi kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të ndryshme përmes lojërave të zbatuara dhe aktiviteteve të ndryshme.  Trajnimi u krye nga ekspertë profesionalë dhe me përvojë. Tre ekspertë nga Shqipëria dhe një nga Hungaria ishin ekipi i këtij kursi trajnimi. Trajnimi i dha mundësinë të rinjve për të mësuar metodat dhe aftësi të ndryshme formale dhe jo-formale.

Metodologjia: Eshtë e bazuar në arsimin joformal.
Disa nga metodat e përdorura: grupe të vogla pune, duke luajtur lojëra të ndryshme me njëri-tjetrin, grupe lëvizjesh, grupe të hapura diskutimi,  lojë me role, debate, etj.
Trajnimi ndihmoi pjesmarrësit të rrisin kompetencat e të rinjve në zhvillimin  e tyre dhe të jenë aktivë me përfshirjen e tyre në komunitetin dhe jetën e tyre sociale.

No Comments Yet.

Leave a comment