Promovimi i sipërmarrësve të rinj

Lexoni: English

Donator: Bashkimi Evropian në Bruksel, Youth In Action Programme
Periudha e zbatimit: Qershor 2011

Përmbledhje e projektit:
Shoqata “Together for Life” organizoi një kurs trajnimi në Vlorë, në kuadër të projektit “Promovimi i sipërmarrësve të rinj” pjesë e programit “Rinia në Veprim” themeluar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Vendet pjesmarrëse ishin: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Serbia, Spanja, Bullgaria, Estonia, Italia, Polonia dhe Turqia.

Qëllimi kryesor i këtij kursi ishte fuqizimi i rolit të organizatave rinore duke i bërë ata aktorë aktivë në lëvizjen e shoqërisë civile.

Objektivat:
a)  
Të zhvillojë dhe përmirësojë  dialogun në nivel kombëtar dhe evropian përmes forcimit të mirëkuptimit mes të rinjve, pavarësisht nga dallimet e tyre etnike, prejardhjes kulturore, ekonomike dhe sociale.
b) Të inkurajojë të rinjtë  për një pjesmarrje aktive, duke i bërë ata agjentë  të ndryshimeve në shoqëri, duke i drejtuar ata  drejt “Rrethit të  Përfshirjes”.
c)Të ofrojë dhe lehtësojë udhëheqësit e të rinjve dhe anëtarët me mjete të posaçme për integrim dhe pranim në shoqëri.
d)Të ndajë praktikat më të mira, idetë, kufizimet dhe sfidat në çështjen e pjesëmarrjes së të rinjve, si një instrument i përfshirjes duke përdorur edukimin jo-formal.
e) Të theksojë  rolin e “Youth in Action Programme”  si një mjet që përfshin të rinjtë që janë me tipe të ndryshme përjashtimi në jetët e tyre.

30 ishte numri i pjesëmarrësve në këtë trajnim. Trajnimi u zhvillua për 7 ditë. Pjesmarrësit ndanë praktikat e tyre më të mira dhe përvojat nga vendet e tyre.

No Comments Yet.

Leave a comment